Nijeti i mirë dhe vepra e keqe nuk shkojnë bashkë
--------------------------------------------------------------------------------
Nijeti i mirë dhe vepra e keqe nuk shkojnë bashkë
Kjo nuk do të thotë se njeriu që dëshiron të japë sadaka, mund të vjedhë pasurinë e huaj apo të ulet e të pijë me pijanecët, me qëllim që t'i thërrasë në Islam, të shikojë gratë lakuriqe dhe gjysmë-lakuriqe me qëllim të mahnitjes me krijimin e Allahut.
Këto vepra dhe të ngjashme me to nuk kanë bazë në Sheriat dhe nuk pajtohen me sunnetin (me veprën, fjalët, me pranimin e heshtur) e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.
Allahu i Lartësuar thotë:
"Ai e krijoi vdekjen dhe jetën për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë." (El-Mulk 8)
Fudajl b.Ijjadi duke e komentuar këtë ajet, ka thënë: "Cili prej jush do të jetë më i sinqertë dhe më i drejtë?
E pyetën: Si më i sinqertë dhe më i drejtë?
Ai ishte përgjigjur: Nëse vepra është e sinqertë por nuk është e drejtë, nuk do të pranohet, e as nuk do to pranohet nëse është e drejtë por nuk është e sinqertë derisa të mos jetë edhe e sinqertë edhe e drejtë.
Vepra e kryer me sinqeritet nënkupton se ajo është kryer në emër të Allahut, ndërsa e drejtë në pajtim me sunnetin e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.
Pastaj e citoi ajetin:
"Kush shpreson në takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë." (El-Kehf 110)