INKURAJIMI I NDËRSJELLË PËR VEPRA TË MIRA DHE NXITJA E ATIJ QË IA KA MËSYER NJË VEPRE TË MIRË
- Që ta pranojë atë me seriozitet dhe pa kurrfarë ngurrimi -
All-llahu i Madhëruar thotë:
“...Por ju bëni konkurrencë me vepra të mira..”
(el-Bekare, l48)
dhe thotë:
“Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti i juaj dhe për në Xhenet, gjerësia e të cilit kap qiejt dhe tokën, e është përgatitur për të devotshmit.”
(Ali Imran, l33)
Ndërsa prej haditheve për këtë temë janë këto:
Hadithi 91
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Erdhi një nje-ri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, cila sa¬da-ka e ka shpërblimin më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, e frikësohesh nga varfëria, dhe e dë¬shiron pasurinë. Mos e vono këtë gjer kur të vije shpirti në fyt, e atëherë të thuash: “Jepjani këtë atij dhe këtë atij tjetrit, ndërsa kjo qysh më herët ka qenë e tij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 94
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shpejtoni me vepra të mira, me shtatë lloje: Çka prit¬ni tjetër përveç varfërisë së rëndë, ose pasurisë që të mashtron, ose sëmundjes që të dëm¬ton, ose pleqërisë që të shkatë-rron, ose vdek¬jes së shpejtë, ose dexhxhalin - ai është më i keqi që e keni pritur e nuk ka ardhur, ose e pritni çastin e fundit; kurse çasti i fun¬dit do të jetë më i ziu dhe më i hidhuri.”
(Transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë hadith hasen)