''Lutjet nga Kur'ani''
- "Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve". (El-A'raf: 23)
- "O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare". (Nuh: 28)
- "Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur". (El-Bekare: 127)
- "dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm". (El-Bekare: 128)
- "O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen". (Ibrahim: 40)
- "Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë". (Ibrahim: 41)
- "Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm". (Esh-Shuara: 83-85)
- "Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti". (El-Mumtehine: 5)
- "O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë". (En-Neml: 19)
- "O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët". (Junus: 85-86)
- "Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar". (Ali Imran: 147)
- "Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona". (El-kehf: 10)
- "O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri". (Taha: 114)
- "O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë". (El-Muminun: 118)
- "Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit". (El-Bekare: 201)
- "Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi". (El-Bekare: 285)
- "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8)
- "Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T'u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 191-194)
- "Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mirë". (El-Mu'minun: 109)
- "Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 65-66)
- "O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve". (El-Ahkaf: 15)
- "Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët". (El-Maide: 83)
- "O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret". (El-Kasas: 24)
- "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!" 2:201
- "Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!" 7:47
- Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!" 7:126
- "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!" 18:10
- "Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!" 60:4
- "Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 6:162
AMIN AMIN AMIN!