Ka jetuar në një qytet një njeri shumë i pasur, të cilit i është dhënë çdo rehati dhe luks nga All-llahu. Ai kishte një shërbëtor i cili ishte pak torollak.
Një ditë pasaniku e thirri dhe i paraqiti atij një dhuratë duke i thënë: “Mbaje këtë në një vend të sigurt derisa të gjesh dikë më torollak se vetveten, kur ta gjesh, jepja atij.”
Shërbëtori u përgjigj: “Në rregull, zotëri!”
Pas një kohe, njeriu i pasur u bë sëmurë. Shumë mjekë e trajtuan atë, por nuk kishte asnjë shenjë të shërimit. Ai, së fundi e humbi shpresën, e thirri shërbëtorin e tij dhe i tha: “Unë jam tani duke vdekur. Nëse të kam shkaktuar ndonjë pikëllim, të lutem më fal”.
Shërbëtori: “Zotëri, ku po shkon?”
Njeriu i pasur: “Aty, ku të gjithë kanë për të shkuar.”
Shërbëtori: “Kur do të ktheheni?”
Njeriu i pasur: “Unë jam duke shkuar në një vend nga ku nuk ka kthim.”
Shërbëtori: “A keni bërë përgatitjet tuaja për komoditetin tuaj atje, zotëri?”
Njeriu i pasur: “Jo”
Shërbëtori: “Zotëri, a i keni bërë aranzhimet për të mbrojtur veten nga të nxehtit dhe të ftohtit?”
Njeriu i pasur: “Jo”
Shërbëtori: “Çfarë keni bërë në lidhje me ushqimin tuaj dhe pijen, zotëri”
Njeriu i pasur: “Asgjë”
Pasi e dëgjoi këtë, shërbëtori qeshi dhe tha: “Zotëri, kjo është më e habitshme. Në shtëpinë tuaj të përkohshme, ju keni bërë të gjitha llojet e gëzimit dhe të rehatisë, ndërtesa dhe pallate, kopshte dhe parqe, shërbëtorë, makina të bukura, dyqane, fabrika dhe të gjitha llojet e luksit, por për shtëpinë tuaj të përhershme, ju nuk keni bërë asgjë.
Tani më thoni zotëri! Ku do të mund të gjej dikë më torollak se ju? Andaj unë kam për t’ju dhënë një dhuratë juve!”.
Morali: Ne duhet të jemi më të kujdesshëm në përgatitjet tona, dhe se madhësia e përgatitjeve të jetë paralelisht me kohën në të cilën do të qëndrojmë.