Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: E qeshura që të bën për të qarë Sat 18 Sep 2010 - 19:46 | |
| Hazreti Bediuzzaman na rrëfen një ngjarje në këtë mënyrë : "Para disa kohësh isha ulur pranë dritares në burgun e qytetit Eskishehir dhe po shikoja jashtë.Përballë burgut vajzat gjimnaziste po kërcenin në oborrin e shkollës me të qeshura të mëdha. Përderisa këto vajza argëtoheshin në lojën e tyre, menjëherë mu shfaq koha e para 50 vjetëve. Njëlloj sikur kinematë që e tregojnë të kaluarën, dhe unë në një kinema shpirtërore dhe imagjinuese e pashë ardhmërinë e tyre. Lumturia e tyre ishte shëndëruar në dhimbje, kurse të qeshurat ishin shëndëruar në qarje. Nga gjithsej 60 vajza që ishin duke qeshur në atë oborr, 50 nga ato ishin përzier në tokë dhe ishin duke përjetuar ndëshkimin e varrit. Dhjetë nga ato kishin arritur moshën 70 vjeçare dhe kishin humbur bukurinë e tyre dhe veç më ishin bërë të shëmtuara. Nga ana tjetër , dumke filluar nga më të afërmit e tyre, të gjithë të tjerët i shihnin ata me urejtje dhe me enveri, ngaqë tërë kohën kishin jetuar një jetë fatëkeqe. Edhe ato veç ishin të vetëdishme nga gjendja e tyre, por nuk kishin se çfarë të bëjnë. Kurse unë fillova të qaja për gjendjen në të cilën i pashë ato"
Mesazhi i nxerur nga tregimi Kush e di se sa njerëz, nëse do tu tregohej gjendja e tyre pas 50 apo 60 viteve, prej tani do të uleshin dhe do të qanin për gjendjen e tyre të nesërme, mbase për një natë do të ishin plakur dhe do të kishin filluar që tu zbardhen flokët. Nuk mjafton për të shpëtuar nga ajo çka do të na vijë duke e harruar të ardhmen tonë dhe ku jemi duke shkuar. Duhet përgatitur mirë edhe atë duke filluar që sot....Shkrujti: Ilaz Salihi Marur nga revistat islame. | |
|