E qeshura lehtëson dhembje
Hulumtimi i Universitetit Oxford tregon se e qeshura e sinqertë nga zemra është ilaçi i vërtetë kundër dhembjes. Me ndihmën e një varg eksperimentesh shkencëtarët vërtetuan se mjaftojnë vetëm 15 minuta shikimi i një komedie me shoqëri pozitive që dhembja të zvogëlohet për 10%.
Qëllimi është që e qeshura të jetë “e vërtetë”, e jo e detyruar, sepse e qeshura e sinqertë stimulon tajitjen endorfineve (hormone), të cilat rrisin mundësinë për tolerim të dhembjes. Në këto hulumtime, shkencëtarët e kishin matur tolerancën e dhembjes së pjesëmarrësve që kishin shikuar komedi dhe pjesëmarrësve që kishin shikuar framë ose video tjetër edukative.
“Shumë pak kërkime janë bërë që të vërtetohet pse qeshim dhe çfarë roli luan e qeshura në përgjithësi. Gjatë hulumtimit ne zbuluam se njerëzit qeshnin gjatë 1/3 së kohës që kaluan duke shikuar show komik, kurse si rezultat i asaj ishte rritur toleranca e harresa tek dhembja e tyre”, tha profesori Robin Danbar, i cili kryesonte hulumtimin. /albeu/com/