REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Asnjë veprim s`bëhet pa urdhërin e Allahut xh.sh Tue 21 Sep 2010 - 19:09 | |
| Asnjë veprim s`bëhet pa urdhërin e Allahut xh.sh
Kun, domethënë “bëhu”.Për shembull.përpjekja e çdo kujt që t`i ndalojë veturat që kalojnë rrugës, do të shkojë kot, Por, nëse paraqitet një polic trafiku dhe e ndalon veturën, atëherë vetura medoemos ndalet.Nëse komandanti thotë “ndalu”, e gjithë ushtria ndalet. Krijuesi i gjithësisë dhe Mbajtësi i tij në jetë, Zoti, kur thotë “bëhu” , atëherë gjithçka bëhet.Ai thotë “bëhu” dhe bie borë. Ai thotë “bëhu dhe pemët lulëzpjnë.Ai thotë “bëhu” dhe rriten pemët.Me urdhërin “bëhu” shtegtojnë zogjtë. Me atë urdhër notojnë peshqit, lind dielli, frynë era. Gjithçka , duke filluar nga galaktikat e deri në atomet e vegjël janë nën urdhërin e Tij. Sa i madh që është sistemi diellor dhe sa të vegjël që janë mikrobet.Për Tënuk egzistojn frazat “vështirësi” apo “lehtësi” . Në çdo fytyrë të krijesave shkëlqen emri “bëhu”, andaj dhe janë krijuar, përndyshe asgjë nuk do të ishte e krijuar.Për ndonjë punë ndonjëherë thonë se “ është e pamudnur, nuk mund të realizohet”. Për Zotin asgjë nuk është e pamundur.
Nëse gonxhja që dje nuk ekzistonte, sot po lëkundet në degë, kjo tregon se ka ardhur në botën tonë nga një dimension në tjetër.Nëse veza e djeshme sot është shëndëruar në zog, atëherë kjo tregon se ka ardhur nga një dimension tjetër.
Zoti i ka ngritur yjet dhe planetët dhe i ka ngjitur në qiej. Në fuqinë e Tij nuk mund të përzihet dobësia.Arti tek mizat nuk është më i thjeshtë se sa rrotullimi i hënës përreth tokës. Ja, muslimani kur të lutet, duhet ta bëjë atë duke i konsideruar të gjitha këto.Në ajetin e mëposhtëm urdhërohet: “Zoti tek krijesat e Tij është më afër edhe se vena e qafës (arteria karotide) “. Ajo që ne mund të kuptojmë nga ajeti i mësipërm është se “Zoti ështëi njoftuar si për qelizat, edhe për të gjitha funksionet në organizmin tonë. Zoti është afër tek ne, sa edhe qelizat me të cilat ne jemi krijuar”. Disa njerëz që nuk e kuptojnë këtë gjë janë duke u revoltuar se “Vallë Zoti i dëgjon lutjet tona?Vallë a i d0δgjon zërat tona, etj. Kurse ata që e kuptojnë dominimin e Allahut janë të vetëdishëm se Ai që e punon zemrën tonë, e di se çfarë kalon në të.Ai që na e ka krijuar gjuhën , e di se çfarë flasim. Ai që na i ka krijuar veshët , na i dëgjon edhe zërat tanë.
Allahu m`i paralizoi edhe duart edhe këmbët, por unë nuk kam drejt të revoltohem për një gjë gjë të tillë. Sepse, unë nuk jam pronari i vërtetë i duarve dhe këmbëve të mi.Pronari i vërtetë i organeve tona është Zoti. Andaj, duhet të jemi të kënaqur nga gjithçka që vjen nga Ai. Njeriu vetëm në këtë mënyrë mund të rehatohet.
Në vend se të revoltohemi duhet thënë: “U paralizova, nuk mudnem më as të shëtis e as ta përdor veturën.Nuk mund të shkoj në fshat dhe të merem me punët e kopshtit:, duhet menduar në këtë mënyrë, “Kjo është një sëmundje! Kur ta kryej detyrën, do të largohet.Sëmundja arriti edhe tek unë dhe më detiroi të shkruaj. Unë jam duke vazhduar me shkrimet e mia edhe në këtë gjendje të sëmurë.Librat e mia lexohen edhe nëpër fshatrat e largëta.I falemednerohem Zotit për këtë gjë, duke thënë: “Elhamdulil-lah” dhe zemra ime gjen qetësi. Para shumë kohësh në limanin e qytetit Izmir, ishte fundosur një anije dhe ndëruan jetë shume nxënës. Një nga nxënësit që nuk e kishte arritur dot anijen ishte nevrikosur shumë më vëtën ë tij, ngaqë nuk e kishte aritur atë. Më vonë , kur dëgjon se anija që i kishte ikur ishte fundosur në det , filloi që t`i falëndërohet gjërave që e kishin penguar ta arrijë anijen, në fakt pengesave që ishin bërë “shkaktare” për vonesën e tij.
Më kishte treguar një person që e njihja, “Në vendin e punës e kisha harruar furën elektrike të ndezur dhe u ktheva në shtëpi.Kur m`u kujtua se e kisha harruar furën të ndezur , veç ishte shumë vonë.Menjëherë u çova dhe shkova në vendin e punës .Pashë një mi që i ishte afruar prizës , kështu që rrjeti elektrik ishte ndërprerë, kurse miu kishte ngordhur.Zoti e bëri shkaktar miun për të ma shpëtuar dyqanin.
Ja, kështu është jeta. Nganjëherë mendojmë se punët nuk shkojnë në rrrugë, andaj mërzitemi. Por, më vonë kuptojmë se çdo gjë e ka një shkas. Nëse njeriu vëren me kudjes, do të kuptojë se emrin e Zotit e përmend më së shumti në kohët e vështira. Edhe kjo duhet të mjaftojë për ta qetësuar njeriun.Duhet të mendojë me vete se “Sa mirë , nuk revoltohem, por i ngre duart kah Zoti dhe kërkoj ndihmë nga Ai”. | |
|