Kisha Katolike mbështet muslimanët për ndërtimin e xhamive E Premte, 24 Shtator 2010; 14:08
Milano, qytet në veri të Italisë, i njohur për financa dhe modë, shtëpi e rreth 100.000 muslimanëve, kryesisht punëtorë emigrantë nga Afrika Veriore. Por, brenda kufijve të qytetit, nuk ekziston asnjë xhami e vetme.
Muslimanët lokalë thonë se me vite të tëra kërkojnë leje për të ndërtuar një xhami, por pa sukses, ndoshta për shkak të rritjes së islamofobisë që është veçanërisht e fortë në Italinë veriore, ku partia antimigrimit, Lidhja e Veriut, ka bastion e saj.
Kisha katolike mbështet myslimanët e Milanos.
"Institucionet shtetërore të Milanos duhet të garantojnë lirinë fetare për të gjithë," thotë kardinali Dionigi Tettamanzi, autoriteti më i lartë kishtar në të përditshmen "La Repubblica." Muslimanët kanë të drejtë të ushtrojnë besimin e tyre përderisa i binden ligjit. Shpeshherë çështja e xhamisë shtrembërohet për arsye politike, e kjo mund të jetë instrument për bashkëjetesën civile."
"Thirrja e Kardinalit Tettamanzi pasqyron një pamje të gjerë midis krerëve katolikë", thotë prifti Davide Milani, zëdhënës i Dioqezës milaneze. "Konferenca e peshkopëve' qëndron pas Tettamanzit, kisha katolike është e interesuar që të ketë liri fetare për të gjithë."
Por, nuk është e qartë nëse autoritetet e kishës do t’i bindin udhëheqësit e Milanos. Ndërtimi i xhamisë "nuk ishte prioritet për Milanon," deklaroi zëvendës kryetari Riccardo De Corato nga qendra e djathtë e Partisë së Lirisë, për lajmet e ASCA-së. De Corato akuzoi bashkësitë lokale muslimane se janë të afërt me fondamentalistët xhihadistë’ dhe sugjeroi që qyteti të mbajë një referendum publik, të lejoj apo jo ndërtimin e xhamisë.
"Kjo është absurditet i pastër, kurrë nuk keni dëgjuar që politikani të propozon referendum për lëshimin e lejes të ndërtimit të kishës apo sinagogës," thotë sociologu Stefano Allievi, autor i studimit me titull "Konflikti për çështjen e xhamive në Evropë. Ai thekson se liria e besimit fetar është e garantuara me kushtetutën italiane. "Kjo është ajo që unë e quaj 'përjashtim i Islamit" nga të gjitha rregullat, thotë prof. Allievi. "Kur është fjala për Islamin, rregullat normale më nuk vlejnë dhe Evropa paraqet parimet e veta të lirisë dhe barazisë."
Por, Matteo Salvini, anëtar i Parlamentit Evropian nga Liga e Veriut, thotë se Islami nuk është vetëm religjion. Sipas mendimit të tij, Islami është 'mjet për përhapjen e mënyrës së jetesës dhe pikëpamjeve politike që nuk janë në përputhje me demokracinë perëndimore. "
Komuniteti musliman i Milanos është i ndarë etnikisht në10 qendra kulturore që sigurojnë mjedise për namaz dhe shërbime arsimore. Asnjë prej tyre nuk ka një xhami të vërtetë.
"Kjo është çështje e dinjitetit, për 100.000 njerëz nevojitet një vend ku do t’i kryenin ritet e tyre fetare, deri më sot ne kemi qenë të detyruar që ramazanin dhe festat tjera të mëdha t’i festojmë në vende të ndryshme, duke përfshirë garazhe, depo të boshatisura dhe teatro," thotë Abdelhamid Shaari, Kryetari i Institutit Islamik Jenner bulevar, një prej organizatave më të madhe muslimane në qytet.
Shaari tha se organizata e tij, për më shumë se 20 vjet është duke kërkuar leje për të ndërtuar një xhami lokale. "Ne kurrë nuk kemi marrë një përgjigje, kryetari i bashkisë ka refuzuar gjithmonë të takohet me përfaqësuesit tanë"
Shaari thotë se ai nuk pret që autoritetet lokale ta paguajnë projektin. "Unë këtu shoh dy mundësi: ose ata të sigurojnë një parcelë të tokës publike të cilën ne do ta paguanim dhe ku do ta ndërtonim një xhami me shpenzimet tona, ose t’na sigurojnë blerjen e tokës private, dhe të sigurojnë marrjen e të gjitha lejeve në mënyrë që objekti ynë të jetë i hapur për publikun."
Në Itali, lejet e ndërtimit janë të rregulluara në mënyrë rigoroze dhe nevojitet një grumbull licencash për hapjen e objektit për përdorim publik. Shqetësimi kryesor i Shaarit është se, për shkak të Islamofobisë, në qoftë se komunitetet muslimane thjesht e blejnë godinën ekzistuese dhe e kthejnë në xhami, ajo kurrë nuk do t’i marrë të gjitha dokumentet e nevojshme.
"Ne duam një marrëveshje... që t’na garantojnë se do t’i marrim të gjitha lejet e nevojshme". "Do të ishte lehtë për administratën të shfrytëzoj burokracinë për të ndaluar projektin tonë”, thotë ai.