Atëherë, pse i bën mëkat Zotit tonë?
Rreziku më i madh është që të bësh mëkat e të harrosh... e të të vendoset perde në zemër dhe të pengohesh nga udhëzimi.për këtë arsye shumë njerëz thonë se bëjnë mëkate dhe pendohen, pendohen dhe kthehen përsëri,pendohen dhe kthehen përsëri...e kështu me rradhë. Kjo është sepse ai nuk është penduar në të vërtetë.
Ibn Kajjimi thotë: ‘’Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë realitetin e pendimit e as nuk e dijnë vlerën e tij’’
Njeriu kur pengohet nga ndonjë gjë në rrugë duhet të kthehet dhe të shikojë qfarë ishte ajo!
Dikush shikon në Tv ndonjë vajzë që vallëzon apo këndon
E pastaj… çfarë ke përfituar?
Çfarë ke fituar?
Për çfarë?
Dhe për hir të kujt?
Ke blerë me atë që ke sakrifikuar…
E ke sakrifikuar Xhenetin.. dhe i ke blerë dy minutat në të cilat e ke parë atë vajzë të zhveshur
Apo ke qeshur me ndonjë fjalë të keqe..apo e ke thënë ndonjë gënjeshtër…apo ke marrë ndonjë para nga harami..
Për çfarë?
Ke blerë me atë që ke sakrifikuar, ngarkesa të keqardhjes, të cilat nuk mundet t’i mbajë asnjë shpinë
Ke blerë me atë që ke sakrifikuar, ulje të kokës…
A nuk e di ti se shikimi në gruan e zbuluar është zina?... Zina e syve. E di…
A nuk e di se dëgjimi i muzikës dhe këngëve është i ndaluar? …E kjo është zina e veshëve. PO, e di!.
A e di ti se ai që bën zina hyn në Xhehenem? Po, e di.
A e di ti se do të vdesësh dhe do të hysh në varrin tënd dhe do të ringjallesh në Ditën e Gjykimit, dhe do të qëndrosh para Zotit tonë, do të të pyes dhe do të të marrë në llogari. Vepra të mira dhe të këqija në peshojë...
Në zjarr ose në Xhenet. A e di?!
Atëherë, pse i bën mëkat Zotit tonë?
A e do Xhehenemin? A e do zjarrin?
Shkruar nga Muhammed Hysein Hakubi