Tregohet se njëherë Dhunun Mësri kishte thënë:
Po sillesha vërdallë si i hutuar në shkretinë, dhe papritmas u përballa me një grua.
Ajo më pyeti: Kush jeni?
Unë u përgjigja: Një njeri i gjorë.
Gruaja më tha: A mundet të jetë i gjorë dhe i vetmuar dikush që është me Allahun?
Mesazhi
Pra, a mundet të jetë i gjorë dikush që është me Allahun? Gjithsesi se jo. Ai që është me Zotin nuk ndien vetmi dhe nuk e ndjenë veten si të gjorë. Ai që ka Allahun në zemrën e tij nuk e humb shpresën në të dhe nuk ngre krye ndaj Tij. Ai mundohet të mos e humb pëlqimin e Tij sepse Ai di çdo gjendje. Pra shenja e shpresës është bindja dhe adhurimi i përsosur.