Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | SHPRESA E FUNDIT | |
SHPRESA E FUNDIT Një herë të ndjerit Nastradin Hoxha i kishte humbur një gomar i vogël, të cilin e donte shumë. Nastradini po mundohej që ta gjente me mend, vallë me mendt e veta kishte shkuar gomari i vogël dikund larg te një vend tjetër apo ndonjë kafshë tjetër e kishte tërhequr atë nga pas, mirëpo sado që e vrau mendjen ai këtë gjë nuk kishte se si ta dinte. Pa humbur kohë ai u vu që ta kërkonte gomarin e humbur duke pyetur sa andej këtej herë njërin e herë tjetrin që takonte e pyeste mos e kanë parë gomarin.
Nga ana tjetër Nastradin Hoxha, rnegjithëse ishte shumë i shqetësuar për gomarin e vogël që e kishte humbur, filloi të këndonte një turke (këngë popullore). Kështu duke u endur rrugëve u takua me një të njohurin e vet. I njohuri e pyeti:- Për ku po shkon kështu duke kënduar këtë turke (Baladë) me zë kaq të lartë Hoxhë Efendi?
Hoxha i ndjerë me hidhërim i tregoi ndodhin për gomarin e humbur. Atëherë i njohuri, i çuditur i tha: - ç'ështe kjo punë kështu Hoxhë Efendi? Me sa di unë njeriu që i ka humbur gomari thërret me të madhe, clan, i bie vetes me grushta. Kurse ti po kendon nje turke!
Hoxha, pasi i dëgjoi fjalët e mikut, i tregoi majën e malit që ndodhej para tij dhe i përgjigjet kështu: Kam një shpresë të fundit që gomari im i vogël ka qëndruar pas atij mali. Po nuk e gjeta atje gomarin tim atëherë ju keni për ta degjuar ulërimën time! | |
|