‎~♥~ Ibrahim bin Ethemi r.a. pasi që e sheh një njeri të pikëlluar e pyet: ~♥~

“O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”.

Ai i thotë: “Urdhëro”.

A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?
- Jo, - u përgjigj.

- A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu?

- Jo.

- A mund të zvogëlohet një sekond çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?

- Jo.

- Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!