“Një burrë erdhi te Musai (a.s.) dhe i tha:
- O Musa! Më mëso gjuhën e kafshëve, që t’i kuptoj ato, të marr mësim nga gjendja e tyre dhe të kuptoj madhështinë hyjnore!
Musai (a.s.) iu përgjigj:
- Hiq dorë nga kjo dëshirë dhe mos u mundo të mësosh ata që janë mbi forcën tënde! Nëse një milingonë mundohet të pijë ujë nga liqeni më tepër sesa duhet mbytet. Pra, mos i kalo kufijtë e dijes që të është dhënë, pasi ka edhe shumë rrezikshmëri! Ti përpiqu të marrësh mësim aq sa të takon nga urtësitë hyjnore të gjithësisë! Drejtoja zemrën Allahut! Ta dish se të fshehtat e dukurive hyjnore hapen tek një zemër e drejtë dhe e pastër!
Pas kësaj burri tha:
- Të paktën më mëso gjuhën e kafshëve shtëpiake me qenin roje që qëndron te dera!
Musai (a.s.) e kuptoi se çfarëdo që të bënte nuk do ta kthente burrin nga kërkesa e tij, por e paralajmëroi duke i thënë:
- Mblidhe veten dhe mos u mbyt në oqeanin e kësaj të fshehte!
Burri në mëngjes qëndroi te dera për të provuar nëse e mësoi me të vërtetë gjuhën e kafshëve apo jo.
Ndërkohë që zonja shërbyese po shkundte mbulesën e tryezës, një copë bukë e ndenjur ra në tokë.
Gjeli që ishte aty vrapoi dhe e mori. Qeni tha:
- Ti na torturove! Ti mund të hash edhe një copë gruri, kurse unë nuk mund ta ha! Përse e hëngre këtë copë bukë?
Ndërsa gjeli ia ktheu qenit:
- Mos u shqetëso, nesër do të ngordhë kali i zotit të shtëpisë dhe ti do të hash shumë mish!
I zoti i shtëpisë, i cili mendoi se gjeli tha diçka të fshehtë, sapo dëgjoi këto fjalë e shiti menjëherë kalin, ndërsa gjeli u turpërua përpara qenit.
Kjo përleshje interesi e qenit me gjelin vazhdoi për tri ditë. Zotëria që mësoi nga fjala e gjelit se ditën e parë do të ngordhë kali, ditën e dytë mushka dhe ditën e tretë skllavi i tij ashtu sikurse shiti kalin para se të ngordhte, ashtu shiti edhe mushkën dhe robin duke menduar se po bënte diçka të zgjuar. Në këtë mënyrë, qeni nuk përfitoi asgjë nga ato që mendonte. Gjeli në të gjitha rastet u tregua më i zgjuar se qeni.
Gjeli i turpëruar nga ato që ndodhën për faj të tij më në fund ditën e katërt i tha qenit:
- E vërteta është se ai zotëria syhapur e ka hequr mallin e tij, por me këtë sjellje ai hyri në gjak. Tashmë ai vetë do të vdesë. Pasardhësit e tij do të vajtojnë. Do të pritet një ka dhe secili do të marrë prej tij edhe ne, edhe ti!
Vdekja e kalit, e mushkës dhe e robit ishte mburojë e fatkeqësisë që do t’i ndodhte burrit. Por ai nuk mendoi humbjen dhe dëmin e mallit të tij dhe hyri në gjak.
Burri i marrë hapi veshët më tepër ndaj fjalëve të gjelit. Mbuloi fytyrën përpara kësaj të vërtete që dëgjoi. Ra në një prush të tmerrshëm.
Siç ishte shkoi pranë Musait dhe filloi duke iu lutur:
- Ej Musa! Më kupto dhe më qetëso vuajtjen time!
Musai (a.s.) ia ktheu:
- Hyre në punë që shkojnë përtej gjykimit tënd dhe vërtitesh në rrugë pa dalje. A mendove se do të dalësh me fitim me shitjen e atyre kafshëve? Të thashë që mos insisto në të fshehtat e kaderit dhe kazazë.
Personit të mençur i shihet që në fillim ajo që do t’i ndodhë në të ardhmen, ndërsa injorantit në fund!
Por çdo gjë ka mbaruar. Meqenëse u bëre mjeshtër në punët e tregtisë tani shite edhe shpirtin dhe shpëto! Pasi insistoi me përulje Musai (a.s.) vijoi:
Tashmë shigjeta doli nga harku! Nuk ka mundësi që të kthehet prapa, por dëshiroj nga Allahu dhurues që kur të vdesësh të shkosh me besim!
Musai (a.s.) u strehua tek Zoti. Në këtë mënyrë nëpërmjet lutjes së tij burri ndërroi jetë me besim. Në mënyrë të veçantë kur Allahu iu drejtua Musait dhe i tha:
- O Musa! Nëse dëshiron, ta ringjall...
Musai (a.s.) iu përgjigj:
- O Zot! Falënderimet qofshin për ty! Ti atë ringjalle në botën tjetër, në atë botë të ndritshme dhe të lartë, pasi atje është i përhershëm.
Atje është vendi ku shfaqet fati!
Siç kuptohet edhe nga tregimi, njeriu ndonjëherë kërkon gjërat që nuk janë të dobishme për të, kurse në të vërtetë ajo që dëshiron do ta çojë atë në shkatërrim. Për më tepër njeriu që bie në një fund të
tillë edhe pse e kërkon me forcë atë, pendohet dhe vajton. Për këtë arsye, e rëndësishme është të kuptosh madhështinë hyjnore, të meditosh dhe të dorëzohesh për të fituar qetësi shpirtërore në këtë botë dhe lumturinë e përhershme në botën tjetër. Por as kjo nuk mjafton.
Nëse robi e kupton që nuk është asgjë, kjo është pasuria e pafundësisë.
Pra zgjidhja e vetme e fatit dhe e përcaktimit është t’i dorëzohesh Zotit, pasi liria dhe dorëzimi i shpirtit në mëshirën e Perëndisë përbën çelësin e lumturisë së përhershme.