jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | Shenjat e Allahut në gjuhët tona | |
1.Shenjat e Allahut në gjuhët tona?A keni menduar ndonjëherë për gjuhën tuaj? Kjo është një nga krijimet e mrekullueshme të Allahut. Allahu xh.sh. secilit prej nesh i ka dhënë gjuhë. Por kjo gjuhë është në gjendje të shijojë mijëra llojet të ndryshme të ushqimit dhe pijeve. Nëse sythi (maja) e gjuhës tonë do të ishte joaktive, atëherë ne nuk do të dinim të dallonim ndryshimet ndërmjet portokallit dhe gurit. Më shumë, sikurse shenjat e gishtave, secili njeri e ka të ndryshme edhe shenjën e gjuhës. Në lidhje me madhësinë e saj, gjuha është muskuli më i fortë në trupin e njeriut. Dhe është muskuli i vetëm i cili është i lidhur vetëm në njërën anë. Gjuha është aq e fortë saqë ajo mund të krijojë një presion mbi çatinë e gojës (pjesën e sipërme të gojës), barabartë me peshën e dy autobusëve me dy tri feta! Muskuli më i fortë në trupin tonë, pra gjuha, është krijuar nga Allahu për ne, që ta lavdërojmë Atë. Në të vërtetë, me ndihmën e kësaj gjuhe, ne jemi në gjendje të lexojmë Kur’ani Famëlartë dhe të flasim për Madhështinë e Allahut. Andaj, le të mos e prishim gjuhën tonë me përgojim, shpifje dhe gënjeshtra. | |
|