Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: JETIMI ËSHTË I NDERUAR TEK ALLAHU XH.SH Sat 11 Jul 2009 - 12:06 | |
| JETIMI ËSHTË I NDERUAR TEK ALLAHU XH.SH All-llahu xh.sh në një hadith kudsi thotë: “Kush mundohet ta bëjë të kënaqur dhe ta qetësojë një jetim që është duke qarë, Unë dëshmoj, o melekët e Mi se do të jem jetimi i kënaqur me atë person.
Kush e përkdhel kokën e jetimit, për cdo fije floku ka nga një të mirë.Shtëpia më e mirë është ajo shtëpi, në të cilën nderohet jetimi,kurse shtëpi më e keqe është ajo shtëpi në të cilën përbuzet ai. Arij që përkujdeset për jetimin i mjafton kjo fjalë e Muhammedit a.s: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në xhenent kështu. “Dhe i bashkoi dy gishtat, treguesin dhe të mesmin.
Një jetim babai i kishte lënë një lopë, që kur të rritet të ketë me cka të mbahet materialisht. Kur u rrit, shkoi ta shiste atë, u konsultua me të ëmën dhe ajo ja përcaktoi një cmim. Gjatë rrugës e pa një njeri dhe i tha: “Unë do ta blej lopën me një cmim më të madh”, por djaloshi i tha: “Prit sa të konsultohem me nënën”. Kështu ndodhi tri herë, por secilën herë cmimi rritej. Më në fund ai njeri i thotë djaloshit: “Unë jam melek nga qyelli, lopën shite vetëm atëherë, kur të të japin flori sa pesha e saj”.
Pastaj ndodhi një ngjarje tjetër: një njeri dëshironte ta vras xhaxhanë e vet, që ta trashëgoj pasurinë e tij. Kur e vrau, për , këtë u akuzuan njerëz të tjerë të pa fajshëm, të cilët për ta vërtetuar pafajsinë e tyre, All-llahu xh.sh i urdhëroi që ta therin një lopë me cilësitë e caktuara nga Ai, e lopa të cilën e caktoi Zoti, ishte lopa e djaloshit.Kështu që ata erdhën te djaloshi dhe ai ua tregoi cmimin e lopës dhe ato ia dhanë,i dhanë flori sa pesha e lopës. E therën lopën dhe vepruan sic i kishte urdhëruar Zoti, pra morën një copë mish dhe e prekën me të të vdekurin. I vdkeuri u cua, tregoi vrasësin dhe vdiq përsëri. Ndërsa jetimit All-llahu xh.sh ia mundësoi, që ta shesë lopën për shumë tepër të madhe florinjsh me cka i siguroi të ardhurat e nevojshme për mirëmbajtjen e familjes së tij. Ky shembull vërteton se jetimi është i nderuar tek All-llahu, i cili në njërën apo tjetrën mënyrë nuk e lë atë të vuaj asnjëherë....
| |
|