Selam.
Sa i takon Gijbetit sipas rregullave te fes Islame ajo është rreptësisht e ndaluar( Haram), pa marë parasush se për cilin bëhet gijbeti, pra personi është musliman apo jo.
Kjo vërtetohet me ajete Kuranore dhe hadithe të Muhammedit a.s. Allahu xh.sh. thot;Fitneja eshtë më e madhe se mbitja(2:217)
O ju që keni besuar, nëse ndonjë ipandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos egoditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë qëkeni bërë.(Suretul Huxhurat6)
O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull menjë popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilëtpërqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë qëgratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuarnjëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit ështëkeq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve tëshumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metavetë njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jushdëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kinifrikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumëpendimin.
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej njëmashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, es’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër ështëruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohurpër çdo gjë.(SuretulHuxhurat 11-13)
Mos të harojmë se përpos që kemi obligime (hake ndaj Allahut xh.sh. kemi edhe hake ndaj njëri tjetrit,dhe për pastrimin e këtyre hakeve duhet të marim hallallëk ndaj njëri tjetrir.
Muhammedi a,s. thot A e dini kush është i falimentuar?, sahabet i than me siguri ai që nuk ka para dhe dirhem , Muhammedi a.s. tha jo se kisha për qëllim jetën e kësaj bote por të Ahiretit,sahabet i than këte më së miri e din i dërguari i Allahut xh.sh.
Muhammedi a,s, tha: I falimentuar është ai që ka fal namaz, ka agjëru, ka dhënë zekat dhe ka kryer Haxhin
Të pranishmit i than si është e mundur te gjitha veprat e mira ti kryej dhe përsëri te Allahu xh.sh. te jet i humbur?
Muhammedi a.s. tha po është e vërtet se ai ka kryer të gjitha obligimet por ka përgojuar filanin, ka sharë tjetrin e ka hëngër hakun e tjetrir dhe në peshore sevapet e këtija do te shkojn per at person qe ka ofendu, pergoju, etj.
Me respekt
Uzeir Ibrahimi.