Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Tërnava: Bajrami, festë e humanizmit Tue 16 Nov 2010 - 20:58 | |
| Besimtarët e fesë islame në Kosovë po festojnë Kurban Bajramin. Kreu i Bashkësisë Islame , Myftiu Naim Tërnava, tha se Festa e Kurban Bajramit forcon ndjenjën e besimit, të humanizmit dhe për t’i dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. “Dita e Kurban Bajramit troket në ndërgjegjen e besimtarit, e rizgjon atë për ta rikthyer te krijuesi, për të marrë dhe kryer obligime që dalin nga porositë e Kuranit dhe porositë e profetit Muhamed. E forcon edhe më ndjenjën e besimit, humanizmin në vepër; zemrën e mbush plotë me mëshirë dhe ndjenjën për t’i dalë në ndihmë atij që ka nevojë”, u shpreh Tërnava pas faljes së Namazit në xhaminë e Madhe në Prishtinë. Tërnava u bëri thirrje myslimanëve që “t’ua shtrijnë dorën” njerëzve që kanë nevojë për ndihmë. /REL/ | |
|