Nëpërmjet këtij samiti synohet që Stambolli, qytet ky që prej shekujsh mundëson dhe mbron jetesën e paqes dhe tolerancës ndërfetare, të jetë më në plan të parë nga pikëpamja e turizmit fetar.
Stambolli është një qytet që në gjirin e tij mbart në paqe dhe tolerancë qytetërime të ndryshme.
Autoritetet fetare u vunë në lëvizje për të përfituar nga kjo veçori e qytetit në sektorin e turizmit.
Përfaqësues të besimeve të ndryshme që jetojnë në Stamboll, u takuan që, ashtu si në të shkuarën edhe në të ardhmen, qyteti të dalë në plan të parë nga pikëpamja e turizmit fetar.
Me historinë e tij mijëra vjeçare, Stambolli është një nga qytet e pashoq mbi rruzullin tokësor.
Falë xhamive, kishave, sinagogave dhe veprave që u përkasin besimeve të ndryshme, ai është një qytet që tërheq gjithnjë vëmendjen mbi vete.
Si rrjedhojë e këtyre veçorive, Stambolli është një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit fetar në botë.
Përfaqësuesit e feve që jetojnë në këtë qytet, për të mundësuar që Stambolli, ashtu si në të kaluarën, të jetë një qendër e turizmit fetar edhe në të ardhmen, u takuan në Samitin e Turizmit Fetar.
Kryetari i Entit Fetar të Turqisë, Mehmet Gormez, vuri në dukje se Stambolli është një qytet i ndërtuar, nga fetë hyjnore, me në krye islamin, kulturat dhe qytetërimet e tyre, ndërsa theksoi se me këtë anë të tij, ai është ende një qytet për t'iu bërë shembull botës.
Në samit do të organizohen sesione me temë Arkeologjinë, Historinë e Artit, Marrëdhëniet Ndërfetare, Bashkëjetesën dhe Turizmin Fetar./trt/