Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| | Ndonjeher.....s'ja vlen te flasish me gramatik lexoni ç'ka i ndodhi te atit!! | |
Një leksikolog i thotë birit të tij: “Kur dëshiron të flasësh diçka, në rend të parë analizoji fjalët dhe mendoji mirë, deri sa t’i perceptosh në vetvete, pastaj fol bindshëm”. Dhe përderisa njëherë ishin ulur, në kohë të dimrit, e zjarri ngrohte, i bie një gacë në xhybe, mirëpo ai (leksikologu) nuk e pa, ndërsa i biri e pa. Por, për një moment heshti, e pastaj i tha: “O baba im! Dëshiroj të të them diç, nëse më lejon?” Babai i thotë: “Nëse është fjalë e drejtë fole”. – “Unë mendoj se është e mirë dhe drejtë”. I Tha: “Thuaje”. Djali i tha: “Unë po shoh diçka të kuqe në xhyben tënde”. - I tha: “Po çka është ajo e kuqe?” – Djali i tha: “Një gacë, e cila ka rënë në xhyben tënde.” Baba e shikon xhyben e tij, e cila veç ishte djegur një cope e madhe. E i tha të birit: “Përse nuk më tregove menjëherë?!” Djali i tha: “Veprova ashtu siç më the; fillova t’i mendoj fjalët e t’i analizoj, e pastaj të flas bindshëm dhe sigurt. Atëherë babai i tha: “Asnjëherë mos fol me gramatikë!” | |
|
Sat 27 Nov 2010 - 10:28 nga Admin