Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Facebook-u shkaktar i divorceve Thu 2 Dec 2010 - 9:29 | |
| Shkaku i një në pesë divorce është rrjeti shoqëror Facebook, tregon hulumtimi i fundit amerikan. Dikur për prishjen e martesës ishte fajtor shenjë e buzëkuqit në këmishën e burrit, apo viteve të fundit, mesazhet në celular. Sot, siç tregon hulumtimi, martesat prishen nga rrjetet shoqërore, transmetojnë mediet amerikane. Në këtë studim, 80 % e pjesëmarrësve ishin avokatë, të cilët theksuan se rrjetet shoqërore janë gjithnjë e më shpesh provë e rëndësishme në procedurat e divorcit. Mesazhet flirtuese dhe fotot, të cilat publikohen në Facebook, janë dëshmi që konfirmojnë sjelljen jomorale të njërit nga bashkëshortët./koha/ | |
|