Gjatë përdorimit të FB dhe disa faqeve tjera sociale në internet, ato mund të instalojnë një shtesë (cookie) në kompjuterin tuaj me anë të së cilës ato kanë mundësi të mbledhin një sasi mahnitëse të informacioneve nga përdoruesi, raporton Bussines Insider.
Këto shtesa zakonisht përdoren për verifikimin e përdoruesit, por gjithashtu kanë aftësinë për të mbledhur informacione personale siç janë adresa e kompjuterit, të dhënat mbi shfletimet, numrat e telefonit etj.
Përdorimi i kësaj shtesë ia mundëson FB të mbledhë këto të dhëna edhe nëse personi është kyçur në FB apo Twitter vetëm një herë gjatë një muaji. Ato do të vazhdojnë të mbledhin të dhënat edhe pas mbylljes së shfletuesit.
Andaj nëse jeni përdorues të faqeve sociale dijeni se ato gjithmonë mund të jenë në përcjelljen tuaj./mesazhi/