Ajo nuk shikon meshkuj të tjerë!
Gruaja e vërtetë muslimane i shmanget shikimit të meshkujve tjerë, e për bazë të kësaj e merr ajetin në të cilin Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le t’i venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të tyre, baballarëve të tyre ose baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve të tyre apo djemve të motrave të tyre ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë seksuale. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!". (Kur`an, 24: 31).
Nga të përmbajturit nga shikimi i meshkujve tjerë, ajo do të jetë një nga femrat e ndershme të cilat i përulin shikimet e tyre, cilësi kjo e cila duhet të jetë edhe te meshkujt. Kjo, pra, është një nga karakteristikat më të bukura të gruas muslimane të pastër dhe të ndershme. Njëherit, kjo rrëfehet edhe në Librin e Allahut të Lartësuar ku Ai thotë: “Aty janë ato që shikimet e tyre i përqëndrojnë (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njeri e as xhin!". (Kur`an, 55: 56).
Përktheu:Arsim Jonuzi