Në botën islame ka ndodhur një ngjarje e paimagjinueshme.
Një prift i sektit Kebti ka prodhuar një film në të cilin ekzistojnë
fyerje të rënda ndaj fesë islame dhe muslimanëve. Regjisori i këtij
filmi blasfemik është prifti i sektit të krishter ‘Kebti’ Al Kamas
Markas Aziz.
Në këtë film feja islame paraqitet si fe e dhunës dhe terrorit,
kurse muslimanët si persona të etur për gjakun e njerëzimit! Prifti
egjiptian në fillim të filmit thotë se atë ia ka kushtuar ‘të gjithë
muslimanëve terrorist në botë!’.
Aktualisht filmi në fjalë gjendet nëpër faqet e të krishterëve dhe
të Kebteve të Egjiptit. Në këtë film gjithashtu dëgjohet edhe një
hadith i shpikur gjoja se Abdullah Ibni Omeri thotë: “Pejgamberi
Muhammed ka thënë vrisni aq shumë njerëz derisa të kthehen në islam”.
Në këtë film gjithashtu paraqitet edhe fotografia e Eimen Zavahiri,
numrit dy të Al Kaidës dhe pas tij shihet fjalia e shkruar ‘Islami ka
ardhur që të shkatërrojë njerëzimin’.
Në filmin blasfemik të këtij prifti egjiptian ekzistojnë edhe disa
skena të huazuara nga filmi tjetër blasfemik i regjisorit dhe deputetit
holandez, Geert Wilders’.
(IRIB)