Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| Titulli: Vlera e paqes në Islam: Wed 5 Jan 2011 - 0:26 | |
| Nëse një njeri është i paqtë me veten e tij, kjo do të pasqyrohet dhe në marrëdhëniet me të tjerët dhe botën që e rrethon. Shpirti i ngjan një rajoni gjithë male të thepisur, gremina dhe pyje të dendur . Sakaq, paqja i përngjan resë së bardhë e cila i mbulon gjithë këto të meta me ngjyrën e saj të bardhë. Të kesh paqe në shpirt, do të thotë të përjetosh maksimumin e lumturisë dhe prehjes.
Bazuar në këtë, vetë Profeti a.s e luste Zotin t’i falë paqen shpirtërore. Pas çdo namazi, i cili simbolizon paqen me Zotin, Profeti a.s lutej:”O Zot! Ti je paqja dhe prej Teje buron paqja, i lartësuar qofsh o i Gjithëpushtetshëm dhe i Madhërishëm.” Është mirë që pas çdo namazi, të citohet kjo lutje.
Që nga emri që Zoti ka zgjedhur për fenë tonë “islamin” e kuptojmë sa e rëndësishme është paqja. Rrënja e emrit “islam” është “selim” (paqe). Përshëndetja që Zoti ka përligjur për ndjekësit e Islamit, është “Esselamu alejkum (paqja qoftë mbi ju). Kjo përshëndetje, në thelb është një lutje për jetë të paqtë dhe të lumtur për tjetrin.
Pasi iu dha shpirti Ademit a.s, Zoti e urdhëroi të shkojë tek një grup melekësh dhe t’I përshëndesë me fjalët:”Esselamu alejkum!” Mandej të presë se çfarë do i thonë ata, pasi kjo do të jetë përshendetja jote dhe e pasardhësve të tu. Shkoi Ademi a.s dhe u tha melekëve:”Esselamu alejkum” Melekët ia kthyen:”Ve alejkum selam ve rahmetulla”
Përshëndetja islame, është një urim që tjetri të jetojë në paqe dhe harmoni me veten dhe të tjerët. Përshëndetja me fjalët “mirëmëngjesi, mirëdita, ç’kemi, mirëmbrëma etj...” janë të mira, por nuk përcjellin të njëjtin mesazh si përshëndetja islame. Prandaj, askujt nga të rinjtë e të rejat myslimane të mos i vijë zor kur përshëndetet me selam, përkundrazi.
Thotë Zoti në Kuran:”Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu.” (Nur, 61)
Me të hyrë në shtëpinë tënde, në ambientin familjar, mbushe atmosferën me përshëndtjen islame, përshëndetje e zgjedhur nga vetë Allahu i lartësuar. A ka më bukur se kur të hysh në familje, të urosh dhe dëshirosh jetën e paqtë dhe të lumtur për të gjithë familjarët?
Kur dikush e praktikon këtë në shtëpi, Zoti i jep bereqet atij dhe familjes.
Tregon Ebu Umame:”Një ditë takova të dërguarin e Zotit i cili më tha:”O Ebu Umame! Ka disa besimtarë, që me t’i parë më falin kënaqësi! Ti je një prej tyre o Ebu Umame.”
Unë u gëzova shumë nga kjo. Mandej Profeti a.s më tha:”Sa herë që të hysh në shtëpi, përshëndeti me selam familjarët, sepse është bereqet si për ty dhe për ta.”
Vetë thelbi i namazit, është pikërisht përjetimi sa më thellë i paqes që të fal. Nëse je në gjendje lufte me veten, vuan dhe nuk je i qetë, merr abdes. Mandej fillon e falesh, lexon Kuran, bie në ruku dhe më pas në . Kur vjen koha të qëndrosh ulur, lexon dhe lutesh me fjalët:”
Paqja qoftë mbi ty o i dërguar i Allahut, mëshira dhe bereqetet e Tij. Paqja qoftë dhe mbi ne dhe robërit e ndershëm të Zotit...”
Për të dalë nga namazi, jep selam një herë në krahun e djathtë, mandej në të majtin. Menjëherë, lutesh me fjalët:”O Zot! Ti je paqja dhe prej Teje buron paqja, i lartësuar qofsh o i Gjithëpushtetshëm dhe i Madhërishëm.”
Kurse hazreti Aliu thoshte:”O Zot! Ti je paqja, prej Teje buron paqja dhe tek Ti kthehet sërish paqja. Prandaj, na e mbush jetën me paqe dhe na e fal vendin e paqes.”
Vetë xheneti, që simbolizon shpërblimin e punë mirëve, është emërtuar si “shtëpia e paqes”.
“Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e paqes...” (Junus, 25)
Vetë Zoti i lartësuar e ka emërtuar xhenetin me këtë emër. Ai nuk e emërtoi “shtëpia e hyrive” as “shtëpia e pallateve” edhe pse ato nuk mungojnë. Edhe përshëndetja e banorëve të xhenetit, do të jetë me selam (paqe).
“Përshëndetja e tyre do të jetë “Selam” dhe lutja e tyre e fundit “Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” (Junus, 10)
“Paqe!” do të jetë fjala prej një Zoti Mëshirëplotë.” (Jasin, 58)
“Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!” (Zumer, 73)
“Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh, por vetëm fjalët “Paqe, paqe!” (Vakia, 25-26)
Dashuria e myslimanëve për Profetin a.s, manifestohet dhe në përshëndetjet dhe salavatet që i dhurojnë herë pas here. Salavati është një lutje dhe përshëndetje për të dërguarin e Zotit a.s, ku themi:”O Zot! Përshëndete të dërguarin Tënd me paqe...”
Bazuar në këtë, Profeti a.s thotë:”Kushdo që më përshëndet me salavat, Zoti do ia kthejë me dhjetë syresh.” Sa herë që të ndihesh në konflikt me veten, bjer në salavat mbi Profetin a.s.
Të gjithë të dërguarit që ceken në Kuran, shoqërohen me përshëndetje paqeje dhe sigurie.
“Paqja qoftë mbi Ibrahimin!” (Saffat, 109)
“Paqja qoftë me Nuhun ndërmjet gjithë krijesave!” (Saffat, 79)
“Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!” (Saffat, 119)
Profeti Isa a.s u lut:” Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur,
në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!” (Merjem, 33)
Megjithatë, islami vazhdon të akuzohet si fe e dhunës, ekstremizmit dhe terrorizmit,atëherë unë deri tani ua sqarova paqën kurse pyetje shtroni vetes a ka kuptim dhe vend ekstremizmi dhe terorizmi tek ngjyra e bardhë dhe tek dashuria."
Ajo që kërkohet është që secili prej nesh të bëjë çmos që të rikthejë qetësinë shpirtërore. E lusim Zotin të na falë paqe dhe lumturi në jetët tona! Material të përdorurë kemi nga Libri : "Dritë e Pashuar" dhe "Ejani të Falemi "| .Mundësoi dhe Përpunoi : Bujamin Salija .| | |
|