Univerziteti “Taibah” në Medine këtë javë do të organizojë
konferencën dyditore, në të cilën do të diskutohen gabimet e medicinës
nga pikëpamje e Sheriatit. Këtë e ka bërë të ditur rektori i
univerzitetit, Mensur bin Muhame el-Nuzha.
Ai ka njoftuar se konferenca do të mbahet nën mbikëqyrjen e princit
Abdul Aziz bin Mexhid,
koordinatorit të qytetit të Medines, dhe se gjatë konferencës nuk do të
bisedohet vetëm se mbi qëndrimet islame ndaj gabimeve mjekësore, porse
edhe mbi përgjegjshmërinë mjekësore, si dhe për tema të tjera të
ngjashme.
“Gjatë konferencës do të përqendrojmë vëmendjen në gabimet më të
shpeshta mjekësore dhe do të fokusohemi edhe në etikën dhe aftësitë e
mjekëve muslimanë”, ka shtuar ai.
Pjesëmarrësit, gjithashtu, do të flasin edhe mbi modalitetet e
përgjegjësisë gjatë shërimit jokoshient dhe për rolin e pushtetit të
Sheriatit në reduktimin e gabimeve.
Në këtë konferencë, pjesëmarrës do të jenë një numër i madh i mjekëve
me renome, dijetarë të shquar të sheriatit, duke e përfshirë edhe
kryemyftiun e Egjiptit,
Ali Xhumah.
(Breziiri)