Është përfolur shumë tek disa njerëz rreth mbulesës, dhe njëherit rreth
mbulesës së gruas e cila punon nëpër spitale apo diku tjetër, të lutemi
hoxhë i nderuar që të na sqarosh mënyrën e mbulesës sipas sheriait
islam si duhet të jetë, e në veçanti rreth çështjes së dytë?
Përgjigje : Mbulesa sipas sheriatit islam është që femra ta mbulojë tërë
trupin e saj nga burrat si : kokën, fytyrën, gjoksin, këmbët dhe duart
sepse të gjitha këto janë avret për ata burra që e kanë të lejuar martesën.
Kjo duke u bazuar në fjalët e Allahut [Subhanehu ve Teala] ku në suretu Ahzab thotë :
E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni
pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre”
(suretu ahzaab:53)
Fjala e Allahut [Subhanehu ve Teala] :“E kur kërkoni prej tyre”
qëllimi është për gratë e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe
gratë e tjera që hynë në këtë rregull, dhe Allahu [Subhanehu ve Teala]
e ka sqaruar se mbulesa është pastrim për burra edhe për gra dhe njëherit
largim nga fitnet.
Allahu [Subhanehu ve Teala] në suretu Nur thotë :
Dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet,
baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet (suretu Nur : 31)
ku fytyra, flokët dhe duart janë prej bukurive më të mëdha, por femra ka
mundësi që ta mbulojë fytyrën e saj me nikab, dhe ajo është që i lë sytë
hapur që ta shohë rrugën kah ka të ecë, por gjithsesi duhet t’i mbulojë
bukuritë e saj, dhe duhet të mos përdorë parfume kur të del në treg ose
në xhami apo edhe në vendin e punës nëse është që punon, për arsye se kjo
është prej fitneve të mëdha. Allahu e din më së miri.
U përgjigj Ibni Baz (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu:Zekerija Qazimi