Brunei do të zbatojë ligjin e Sheriatit, duke filluar nga viti i ardhshëm, njoftoi sot sulltan i mbretërisë Islamike.
Ligji do të zbatohet nga muaji prill , njoftoi Hassanal Bolkiah, sovrani 67 vjecar i Bruneit.
" Ligji i sheriatit është nevojë. Allahu i plotfuqishëm ka krijuar ligje për ne, ashtu që ti shfrytëzojmë ato në rrugë të drejtë" tha sulltani i cili mban edhe postin e kryeministrit.
Mbretëria e vogël e Bruneit e cila ka të ardhurat më të larta për kokë banori në Azinë Juglindore, ka qenë e përgatitur për të futur ligjin e sheriatit për vite me rradhë.
Brunei ka një popullsi prej mbi 400,000 banorë, dhe zbaton mësimet islame ashtu si Indonezia, Malajzia dhe vende të tjera me shumicë myslimane në Azinë Juglindore.
Sulltani shtoi se politikat e përgjithshme të Qeverisë nuk do të preken nga ndryshimi ligjor, gjë që do të ishte pengesë e mundshme për investitorët e huaj. /mesazhi/