Kontestohet përbërja e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR) nga
ana e disa shoqatave të qytetarëve, të cilët në regjistrimin e vitit
2002 janë etiketuar si ‘të tjerë’. Pas këtyre shoqatave qëndrojnë rreth
21 mijë qytetar. Ata kanë parashtruar nismën në gjykatën kushtetuese mbi
kushtetutshmërinë e emërimit të anëtarëve të komisionit të
regjistrimit. Shoqatat e qytetarëve konsiderojnë se Qeveria ka qenë e
obliguar që për anëtar të Komisionit Shtetëror të Regjistrimi, të
emërojë edhe një pjesëtar të bashkësive të cilët janë të shënuar si ‘të
tjerë’ në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Për këtë, ata kërkojnë
nga Gjykata Kushtetuese të marrë vendim me të cilën do të shfuqizohet
vendimi për emërim të anëtarëve të Komisionit shtetëror të regjistrimit
si ‘jo kushtetues’, ‘ilegal’ dhe ‘në kundërshtim me Konventën Kornizë
për mbrojtjen e pakicave nacionale’.
Alsat-M