Qytetarët
e vendit e kërkojnë që të blejnë HALLAL ushqime, ndërsa kompanitë e
vendit mendohen se a duhet tani ta vendosin këtë standard në punën e
tyre. E hëne 10 Janar 2011 21:30 Ky njeri në marketin e tij prodhon ushqim të prodhuar me
HALLALL standarde, ose në pajtim me rregullat islame. Ai thotë se ushqim
të këtillë më herët kanë kërkuar vetëm myslimanët, por kohëve të fundit
edhe të krishterët kërkojnë këtë lloj ushqimi. Myrtezani thotë se
qytetarët kanë kuptuar se ushqimi hallall nuk është vetëm ushqim i
sigurt, por edhe cilësor, i cili nuk përmban aditivë që nuk lejohen,
ekstarte dhe primase që janë të dëmshme për organizmin e njeriut. “Po,
qytetarët kërkojnë ushqim me hallall standarde, sepse jo të gjithë
marketet kanë ushqim të këtillë.Klientët që vijnë e dinë marketin, kemi
ushqim HALLALL dhe lirisht vijnë të bëjnë pazar këtu” tha Tasim
Murtezani pronar marketi.
Sipas BFI-së kompanitë vendase janë të interesuara se si të marrin
certifikatën për prodhimin e ushqimit HALLALL, por për tani duan që pak
të paguajnë ose fare të mos paguajnë ose siç thonë nga BFI-ja, kompanitë
e dinë se me një certifikatë të këtillë ju hapet treg me miliona. Edhe
pse certifikatat e tilla për kualitet, kompanitë vendase duhet t’i kenë
pasur para disa muajve, për shkak se nuk ka edhe aq interes, akoma asnjë
kompani nuk ka HALLALL certifikatë.“Ka shumë interes, janë të
interesuara shumë kompani, tani jemi në krizë ekonomike financiare, në
Evropë e sidomos në Maqedoni, nuk ka rënë interesi. Siç thashë, së
shpejti 8 kompani do të fitojnë HALLALL certifikatë, dhe ka 10 kompani
të tjera që kanë filluar me aplikimet, ka procedurë të analizave të
dokumenteve të ndryshme, trajnim të auditorëve të brendshëm, madje mund
të kaloj edhe 5 muaj deri tek përfundimi i procedurës për të marr
certifikatën Hallall. Ka interes, sigurisht edhe pjesa financiare, kriza
financiare paraqet problem, por ata e dinë që prodhimet që do të
fitojnë certifikatë hallall, do të kenë treg të madh” tha Jakup
Selimovski nga BFI. Derisa kompanitë e vendit kalkulojnë me hallallin,
kompanitë e rajonit, me të madhe fitojnë me ushqimin që përgatisin sipas
standardeve islame. “Të gjitha produktet nga kjo shportë janë të
prodhuara sipas standardit HALLALL. Prej të gjithave, vetëm një është
prodhim i një kompanie vendase, të tjerat janë nga kompanitë e huaja.
Për dallim nga produktet e huaja që mbajnë shenjë, produktet tona nuk
kanë asnjë lloj shenje se ushqimi është i përgatitur sipas standardeve
HALLALL”.Aktualisht vlera e tregut global për prodhimet hallall kap
shifrën prej 700 miliard dollarë. Prodhimet më të kërkuara hallall në
Evropë, janë qumështi pluhur, erëzat ose substancat për të theksuar
shijen, si dhe soset e ndryshme që përdoren në përgatitjen e ushqimeve.
Tek ne përveç mishit, dhe produkteve përpunuese nga mishi dhe frytet që
vijnë nga vendet islame, produkte tjera thuajse nuk ka./alsat-m/