Kush është në linjë | 27 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 27 vizitorë :: 3 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet ditore Mon 25 Oct 2010 - 8:07 | |
| Klegg: Akuzat janë shumë serioze Klegg: Akuzat janë shumë serioze Pohimet për keqtrajtime gjatë luftës në Irak, të përmbledhura në 400 mijë faqe të dokumenteve që i publikoi ‘Wikileaks”, janë shumë serioze, vlerësoi zëvendëskryeministri i qeverisë britanike, Nick Klegg. “Mund të na vijë keq për mënyrën se si janë publikuar informatat, por mendoj se natyra e tyre është shumë serioze”, tha Klegg gjatë një interviste për rrjetin BBC.“Supozoj që administratat amerikane do të ofrojë përgjigjen e vet ndaj këtyre dokumenteve, ndërsa nuk është detyrë jona t’u themi se si ta bëjnë këtë”, shtoi Klegg, i njohur me kundërshtimet e tij rreth angazhimit të Londrës në Irak.Në anën tjetër, mediet britanike raportojnë se përmbajta e dokumenteve të publikuara paraqet turp për Amerikën dhe se “amerikanët edhe këtë herë kanë gënjyer, siç edhe dihej se bënin gjithmonë”.Ndërkaq, organizata për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” i bëri thirrje Irakut që t’i hetojë akuzat se policët dhe ushtarët irakianë kanë abuzuar dhe torturuar të burgosurit. Human Rights Watch, po ashtu, i bëri thirrje Washingtonit që të hetojë nëse forcat amerikane i kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, duke iu dorëzuar të burgosurit forcave irakiane, pavarësisht rrezikut nga tortura./koha/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Standardi Hallall nuk respektohet Mon 25 Oct 2010 - 8:09 | |
| Standardi Hallall nuk respektohet A do të dështoj sistemi “Hallall” në Maqedoni e me këtë edhe mundësia që të pushtohet tregu që në vit arrin vlerën prej 850 miliardë dollarë. Sipas konsulentëve që kujdesen për zbatimin e këtij standardi fetar, problemi kryesor tek ne është se nuk ka lëndë të parë prej të cilëve kompanitë vendore do të mund të prodhojnë ushqim “Hallall’. Konsulentët pohojnë se vendi ka potencial shumë të madh të prodhoj ushqim sipas normave islame, e që nga dita në ditë po kërkohet në më shumë vende në botë.“Mund të prodhojmë lëndë të para, por me siguri se tregu ende nuk është sa duhet i interesuar për prodhimin e këtyre lëndëve të para. Është me rëndësi që prodhuesit ta shqyrtojnë atë nevojë reale të lëndëve të para, ‘Hallall’ dhe besoj se prodhuesit do ti ndjekin këto trende”, tha Aleksandra Markovska, konsulentë për ‘Hallall’.Nga bashkësia fetare islame thonë se tani për tani kishte vetëm tre kompani vendore që aplikuan tek ta për aplikimin e standardit ‘Hallall’ në punën e tyre. Mirëpo, kompanitë ende janë nën kontroll se a i plotësojnë kriteret që t’ju lejohet ta mbajnë shenjën ‘Hallall’.“Jam i bindur se shumë firma në Maqedoni kanë kapacitete për të prodhuar sipas standardeve ‘Hallall’ dhe kjo është me rëndësi jo vetëm për nevojat e qytetarëve mysliman por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë ti përdorin produktet ‘Hallall’. Por, ka edhe firma që do ti plasonin këto produkte jashtë, sidomos në botën islame dhe në vendet perëndimore ku përdoren produkte ‘Hallall’, deklaroi Jakup Selimovski, BFI.Ndonëse aplikimi i këtij standardi nuk është i obligueshëm tek ne filloi paralelisht me Kroacinë, por kroatët tanimë hapën shitoren për ushqime ‘Hallall’ në Oman. Sipas, BFI-së, ne, tani thuajse jemi para përfundimit të përgatitjeve dhe nëse çdo gjë do të jetë sikur duhet, çertifikatet e para do të ndahen për festën e Kurban Bajramit. Në vend, deri më tani gjithsej 10 kompani dëshirojnë ta aplikojnë këtë standard në punën e tyre, prej të cilëve shumica janë prodhues të ëmbëlsirave. Që të aplikohet ky standard, kompania do të duhet të ndajë prej 500 deri 5000 euro për ta përshtatur prodhimtarinë në pajtim me normat islame, kurse çertifikata do t’ju vlej gjatë 3 viteve të ardhshme./alsat-m/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vatikani: Bibla nuk mund ta arsyetojë okupimin e Palestinës Mon 25 Oct 2010 - 8:11 | |
| Vatikani: Bibla nuk mund ta arsyetojë okupimin e Palestinës Vatikani ka deklaruar se Izraeli nuk mund ta përdorë konceptim biblik të tokës së premtuar dhe të popullit të përzgjedhur për të arsyetuar pretendimet e veta territoriale dhe ndërtimin e kolonive të reja në Jerusalem.Në mesazhin përfundimtar pas takimit dyjavësh, peshkopët nga Lindja e Afërme kanë ftuar izraelitët e palestinezët për krijimin e atmosferës së paqes, e cila do të ndalojë eksodin e të krishterëve nga ai rajon.Peshkopët kanë shfaqur brengosjen e tyre për shkak të nismave të njëanshme që mund të ndërrojnë baraspeshën demografike. Ky mesazh u dërguar në kohën kur Izraeli me temp të shpejtuar ka përtëritur ndërtimet nëpër kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, si dhe në pjesën lindore, kryesisht arabe të Jerusalemit, transmeton Reuters.Izraeli ka reaguar menjëherë dhe e ka gjykuar këtë deklaratë të peshkopëve nga Lindja e Afërme të tubuar në Vatikan. Izraeli e ka cilësuar këtë si “presion politik” ndaj shtetit izraelit./koha/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Partia e Drejtësisë kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme Mon 25 Oct 2010 - 8:13 | |
| Partia e Drejtësisë kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme Partia e Drejtësisë vazhdon të këtë qëndrim që të mos mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kjo parti konsideron se janë duke ndodhur vonesa të palejueshme në tejkalimin e krizës institucionale në vend. Siç tha sot në një konferencë shtypi kryetari i kësaj partie, Ferid Agani, këto zhvillime, po e qojnë vendin në mënyrë të pashmangshme në zgjedhje të jashtëzakonshme. Agani, po ashtu tha, se duke pasur parasysh të gjithë faktorët relevant, është vështirë të pritet që të jetë të lira dhe të drejta.Gjithashtu, kjo parti konsideron se pragu zgjedhor prej 5% dëmton seriozisht proceset demokratike në vend. PD-ja kërkon nga Kuvendi i Kosovës që në procesin e miratimit të këtyre ndryshimeve, të ulet pragu zgjedhor në 3%.Po ashtu, Partisë së Drejtësisë, u janë bashkuar dy personalitete të njohura të skenës politike dhe shoqërore të Kosovës, magjistër, Qemajl Hasani, ish - drejtor i radio Televizionit të Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë në Prishtinë, si dhe Kastriot Bujupi, ish përfaqësues i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar./koha/ | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet ditore | |
| |
| | | | Lajmet ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |