TORTE E NGRIRË
Nevoiten:1.Margarin 250 gr.
1.Kuti biskota (keksa) Alberto apo çfarë të jenë.
½ litër qumësht.
4.Shkopinjë (rende) çokollate.
2.vezë.
150 dkg. Sheqer pluhur.
Veçmas në një enë tjetër do të grimcohen:
200 gr.arra
200 gr. zhele
200 gr. rrush i thatë.
Pregatija:
Margarinën, çokollatën e shkrinë, sheqerin dhe të verdhën e vezëve i përziejmë deri në formën e shkumës dhe i shtohen të gjitha artikujt tjerë. Piskotat e thyera të zbuten me qumësht të ngrohët. Këtë brum e bëjmë në formë torteje.
ËMBËLSIRË ME THËRMIJA TË ÇOKOLLATËS
Brumi:8 lugë sheqer,4 vezë
Këto së pari përzihen mirë;
8 lugë qumsht,
8 lugë miell,
8 lugë vaj,
2 lugë kakao
1 pluhur pecivë.
E tëra kjo përzihet mirë mund të piqet në kallap për torte ose tepsi katrore (1/2 Orë në temperaturë 200o.
Krema:Në ½ litër qumsht të zihen 2 qese puding nga vanilja.
Presim që të ftohet dhe pastaj i shtojmë:
250 gr. margarinë,
10 dkg. Sheqer pluhur,
1 qese vanilje.
Pasi lyhet ëmbëlsira me këtë krem përsipër i qesim thërmia të çokollatës.
ËMBËLSIRA ME PISKOTA
Nevoiten:5 vezë,
5 lugë sheqerë,
1 pluhur pecivë,
Këto të vriten në mikser: të verdhat e vezëve me sheqer, e bardha e vezëve veçmas, përzihen dhe piqen në furrë në tepsi katrore. Kur të piqet duhet të lyhet me kremin e përgatitur. Sipër kremit vihet kokos apo grimca të çokollatës.
Krema për këtë ëmbëlsirë përgatitet:10 dkg. Çokollatë të shkrirë,
25 dkg. Margarinë,
1 vezë e tërë,
10 dkg. Sheqer
20 dk. Kokos
Nëse krema bëhet shumë e trashë mund të hollohet me qumësht.