Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: El-Kardavi fton për aksion kundër tiranëve Fri 28 Jan 2011 - 9:59 | |
| Jusuf El-Kardavi, në kanalin televiziv arab, Al-Xhazira, ka ftuar popujt muslimanë që t’i kundërshtojnë qeveritarët e dhunshëm arabë. Ai, gjithashtu, u është drejtuar edhe policëve, të cilët e mbrojnë regjimin, që t’i lënë të qetë muslimanët dhe të mos përdorin dhunën ndaj tyre.
“Allahu nuk u hakmerret tiranëve, përderisa njerëzit nuk marrin aksion kundër tyre. Duhet kundërshtuar tiranët”, është shprehur, ndër të tjerash, Jusuf El-Karadvi.
Dalja e dijetarit të shquar musliman, dhe thirrja e tij për mosdorëzim, vije në një moment kur po vazhdojnë protestat në Tunizi, Egjipt dhe Jemen.
Nga ana tjetër, Partia qeverisëse e presidentit, Hosni Mubarak, ka njoftuar sot është e gatshme të fillojë dialogun me të pakënaqurit egjiptian.
(Breziiri) | |
|