Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Vetem perpara vllezrit e mi ne Islam, do te aryme InshaAllahu Teala. Fri 28 Jan 2011 - 21:05 | |
|
Egjipti dhe Jemeni në protesta
E enjte 27 Janar 2011 11:50
Egjipt
Protestat në Egjipt kundër sundimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak kanë hyrë në ditën e tretë.
Grupe të vogla demonstruesish u mblodhën mëngjesin e sotëm në kryeqytetin Kairo dhe në qytetin e Suezit.
Sot, ithtari për reforma Mohamed ElBaradei, i cili drejtonte Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, pritet të mbërrijë në Egjipt nga Vjena.
Analistët thonë se ardhja e tij mund t'u japë fuqi protestave, të cilave deri tash u ka munguar një udhëheqës.
Në Uashington, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i bëri thirrje aleatit të ngushtë Egjiptit, që të adoptojë reforma të gjera, dhe të mos i shtypë demonstruesit.
“Ne besojmë fuqishëm se Qeveria e Egjiptit ka një mundësi të rëndësishme në këtë kohë për t’i zbatuar reformat politike, ekonomike dhe sociale, për t’iu përgjigjur nevojave dhe interesave legjitime të popullit egjiptian”, tha Klinton.
Thirrja e saj u bë pasi policia në Kairo përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit, disa nga të cilët i hodhën gurë policisë. Të paktën katër vetë janë vrarë në protestat.
Jemen
Ndërkohë, protesta antiqeveritare po mbahen edhe në kryeqytetin e Jemenit. Mijëra protestues po demonstrojnë, duke bërë thirrje për largimin e presidentit.
Korrespondentët atje thonë se protestuesit janë tubuar në të paktën katër lokacione të ndryshme në kryeqytetin Sana.
Protestuesit brohorisin parulla kundër qeverisë, duke iu referuar përmbysjes së udhëheqësit autoritar të Tunizisë.
Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, është në pushtet prej vitit 1978.
Presidenti i Tunizisë, Zine al-Abidine Ben Ali, u përmbys në protestat masive pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet. /rel/ | |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Vetem perpara vllezrit e mi ne Islam, do te aryme InshaAllahu Teala. Sat 29 Jan 2011 - 10:48 | |
| Allahu i ndihmoft keta vllezer se mjaft me kan duruar diktature e as ne fe skan qene te lire nga keta kryetar shteti mason e klysha te jehudve. | |
|