Vizitor Vizitor
| Titulli: Përpara nesh gjednet Profeti ynë Wed 20 Jan 2010 - 11:12 | |
| Përpara nesh gjednet Profeti ynë Sultan Jjavuzi, për ta rrethuar Egjiptin i duhej që ta kalonte shkretëtirën e Sinasë.Në atë kohë, në krye të Egjiptit ishte Tomanbaji.Ai shpresonte që Javuzi nuk do të mund të kalonte me ushtrinë dhe me topat e tij nga shkretëtira Tih dhe që do t`i dilte për para i shkatërruar fare.Shkretëtira ishte e përmbushur me akrepa,gjarpërinj dhe mushkonja.Nxehtësia gjatë ditës arrinte deri 40 gradë,kurse gjatë natës binte nën zero.
Sulltani i madh,bashkë me ushtrinë e tij,po ecte mbi rërën që të skuq këmbët,me një respekt dhe me një modesti të madhe.Shikimet i kishte ngulitur në një drejtim.Sikur ishte duke e ndjekur një gjurmë në pafundësinë e shkretëtirës.Të gjithë mendonin se ai është duke vepruar kështu,që t`ua risë ushtarëve fuqinë shpirtërore, por ushtarët u lodhën shumë nga ecja në këmbë, me orë të tëra.Kur vezirët thanë, “Sulltani ynë, a ka mundësi t`i hipnin kalit?” Ai ua ktheu, “A nuk jeni duke parë? Si mund të hipi unë në kalë, kur Profeti ynë (s.a.v.s) është duke ecur në këmbë para nesh! Në zemër kishte një entuziazëm dhe një ngazëllim të madh, kurse syve i ridhnin lotët, sikur shiu nga mjegullat.Kkur u përcjell ngjarja në gjithë ushtritë, lotët e ushtarëve u gërshetuan me pikat e shiut, që binin nga mjegullat, kështu që shkretëtira e trishtuar e Tihit u kalua për 13 ditë.Sekreti i kësaj ngjareje akoma nuk është zgjedhur dhe një rekord i tillë akoma nuk është thyer. |
|