Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| Titulli: "Zilia" (Zilia që zhduk bukuritë e shpirtit) Sun 30 Jan 2011 - 15:44 | |
| Me këtë ndjenjë zilie që ke, ti je një i mjerë që ke lidhur një gur për beli dhe as mund të ecësh e as të notosh me të. - Hazreti Mevlana na këshillon me këto fjalë:
“Uni i vërtetë i njeriut fshihet nën gjuhën e tij, e cila është shprehja e botës së brendshme të njeriut." Kur era fryn dhe ngre lart perden, shohim se ç’ka shtëpia përbrenda. Pra, kur një njeri që nuk e njihni nga afër flet dy-tre fjalë nga nevoja, perdja që i mbulon shpirtin hapet për të nxjerrë kështu në pah fytyrën e tij të vërtetë dhe botën e tij të zemrës, si dhe për të shpalosur karakterin dhe personalitetin Një nga anët negative më të mallkuara e që duhet t’i shkatërrojë njeriu gjatë provimit dhe sprovës së jetës, janë sëmundjet e zilisë dhe smirës, që i djegin dhe i shkrumbojnë në asgjë të gjitha bukuritë e shpirtit. Zilia është refuzimi me zemër i begative që u takojnë njerëzve të tjerë si rezultat i ndarjes sipas caktimit hyjnor. Ndjenja e smirës që ushqehet në zemër kundër zotëruesve të begativehyjnore, është shenja e parë që na tregon se kemi filluar të infektohemi nga sëmundja e zilisë, madje që kjo sëmundje ka përparuar, dhe revoltim ndaj paracaktimit hyjnor (kader) në të njëjtën kohë. Nëse për një moment e zëmë se zilia është një ndërtesë, atëherë materiali më i rëndësishëm për strukturën e saj janë intriga dhe fesad, ndërsa në themelin e saj qëndrojnë imoralitetet e mëdha (kaba ahlaksızlık): egoizmi, dëshira për të qenë gjithmonë në krye, interesi, ambicia, dëshira për ta nxjerrë veten në pah, mendjemadhësia. Dëshira për të ditur se një person tjetër nuk i ka më begatitë e dhuruara dhe të mirat materiale të kësaj jete dhe përjetimi me ndjesi festive dhe zemër të qetësuar e të gëzuar i këtyre fakteve, është shenja e parë dalluese që na tregon se tek njeriu ka shpërthyer sëmundja e zilisë. Ziliqari dhe smirëziu përpëliten pa ndalim brenda ndjesive të ulëta - të tilla si: mllefi, tradhtia, dëshira e hakmarrjes, dredhia, nxjerrja në pah e të metave dhe gabimeve - që ushqejnë kundër personit që e kanë zili, duke e çuar kështu dëm jetën e tyre të shkurtër e të përkohshme brenda fantazive, dhe duke përhapur farmak përreth tyre. Puno vepra të mira dhe bëj sa më shumë bamirësi, në mënyrë që me këto bukuri shpirtërore të shkosh drejt audiencës së Zotit. Dije mirë se nuk ka asnjë vlerë bashkimi në një vend i fytyrës së hijshme dhe të mirë me shprehitë dhe huqet e mbrapshta. Bota e brendshme shpirtërore e mbrapshtë nuk fshihet dot nën sjelljet dhe veprimet e shtirura. Ajo mënyrë jete nxjerr në pah të vërtetën që tregon se forma është vetëm një maskë. Njeriut mos i shiko pamjen e jashtme, por siretin, pra botën e tij shpirtërore, sepse janë shprehitë e mira dhe morali i lartë ato që e ngrenë njeriun lart në piedestal. Ngulite mirë në kokë se forma lëndore që shihet me sy, pra struktura fizike, do të humbasë në detin e vdekshmërisë dhe bukuria e saj do të zhduket pa nam e nishan, ndërsa bota shpirtërore, ngaqë është e pavdekshme, do të mbetet e përhershme dhe do ta vazhdojë ekzistencën e saj në zemra nëpërmjet kujtimeve të bukura të jetës fetare edhe pasi kufoma vdekëtare e njeriut të virtytshëm - e cila e ka edukuar shpirtin e tij - të jetë bërë dhe. Edhe po të heqësh dorë nga zilia jote në momentin e vdekjes, kjo nuk vlen më asgjë.Sytë do të të mbushen me dhe brenda në varr. Vetëm nëse ti ke një zemër të pastër, shpirti do të jetë i përjetshëm. Prandaj, pa hidhi një vështrim vetvetes! A ke pjesë nga drita që shpërthen në frymëzime shpirtërore, dhe që do të ta ndriçojë varrin dhe sytë e zemrës? Ti përpiqu të shtiesh në dorë margaritarin e shpirtit të pavdekshëm, i cili të është dhuruar. Për këtë arsye, përpiqu me ngulm të pajisesh me virtyte dhe të qëndrosh larg ihtiras-it dhe zilisë. Zilia dhe smira janë sëmundjet shpirtërore që i shkaktojnë më shumë dëme personit ziliqar sesa personit që ai ka zili, madje ky dëm mund të rezultojë edhe me një fund të dhimbshëm në atë shkallë sa të taaluk etmek fenë e individit.
Profeti ynë, Muhamedi (a.s.), e shpreh me këto fjalë fundin e hidhur të fatkeqësisë dhe sëmundjes së zilisë dhe smirës: “Sëmundjet shpirtërore që ju janë transmetuar nga popujt e mëparshëm, janë zilia dhe përçmimi. Të dyja janë asgjësuese. Dijeni se kur them që janë asgjësuese (kazıyıcı), nuk e kam fjalën se ato ju lënë pa flokë, por ju shkatërrojnë besimin...” (Tirmidhi, Sifatu’l-Kijamet, 57) Në vazhdim, Mevlana thotë: “Atë të keqe ti nuk mund ta shohësh brenda shpirtit tënd, sepse në qoftë se do të kishe arritur ta shihje, nuk do të bëheshe me gjithë shpirt armiku i të tjerëve, por armiku i vetvetes”. Në qoftë se do të arrije të shikoje me dritën e Allahut, a do të mundje t’i bëje të tjerët të turpëroheshin për shkak të gabimeve të tyre dhe të bije në vorbullën e indiferencës për të parë dhe hetuar të metat e të tjerëve? O njeri i mjerë - me zemër të mbushur me trishtim dhe qeder! Afroju dalëngadalë e pak nga pak dritës, në mënyrë që shikimi yt të kthehet prej zjarrit drejt dritës hyjnore, dhe sodit botën tënde të brendshme në vend që të shohësh të metat dhe gabimet e të tjerëve. Ringjalle vetveten në mënyrë që zemra jote të pastrohet nga mbeturinat”. Historiku i zilisë dhe smirës fillon së bashku me atë të njerëzimit. Sa domethënës është fakti se njerëzit më të vyer kanë qenë objektivi i ziliqarëve gjatë gjithë historisë. Rasti i parë i zilisë dhe i mendjemadhësisë ndodhi atëherë kur shejtani u tregua egoist ndaj Ademit (a.s.) dhe nuk e zbatoi urdhrin e Allahut. Më pas, rasti i birit të pabindur të Ademit, Kabilit, që vrau vëllanë e tij të devotshëm, Habilin; hedhja në pus e Jusufit nga ana e vëllezërve të tij, gjë që u bë shkak që Jakubi (a.s.) të derdhte lot të përgjakur, si dhe situata të tjera të ngjashme me to. Të gjitha qenë përherë rezultat i zilisë, që digjej ndër zemra. Familjet e shkatërruara dhe gërmadhat e shoqërive a shteteve janë të mbushura plot me skena zilie. Smira është shkaku i fatkeqësisë dhe mynxyrës që zë fill tek individi për t’u përhapur më pas shkallë-shkallë në të gjithë shoqërinë dhe që në fund fare i djeg, i shkrumbon dhe i shfaros që të dy. Në traditat profetike thuhet: “Kini kujdes që mos ta keni zili njëri-tjetrin! Smira gëlltit dhe shkatërron të mirat dhe sevapet që keni fituar, ashtu siç e përpin zjarri drurin”. “Për sa kohë që njerëzit të mos e kenë zili njëri-tjetrin, do t’i rrethojë atmosfera e frymëzimit dhe e begatisë hyjnore”. “Mos mbani mëri, mos e kini zili, mos ia ktheni shpinën dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me njëri-tjetrin. O robërit e Zotit, jini vëllezër me njëri-tjetrin”. (Buhari, Edeb, 57) Personi që vuan pasojat e zilisë dhe smirës së të tjerëve, në vend që të mërzitet dhe të nervozohet, nuk duhet t’ua kthejë të keqen që i bëhet me të njëjtën monedhë, por duhet të ndiejë keqardhje për pozitën dhe gjendjen në të cilën kanë rënë ata. Në rast se i kundërpërgjigjet me durim, tolerancë dhe mirëkuptim keqtrajtimit dhe mizorive që i bëhen, atëherë ai mund t’i vlerësojë ato si rast për fitim sevapesh, duke u përpjekur të dalë me një përfitim shpirtëror edhe nga situatat e tilla. Sa bukur e shpreh Mevlana këtë ide të hollë nëpërmjet kësaj alegorie:
“Trëndafili e fitoi atë aromë të mirë që ka, se arriti të shkojë mirë me gjembat që mban mbi vete. Prandaj dëgjoje këtë të vërtetë edhe prej trëndafilit. Dëgjo se ç’thotë ai:Pse të brengosem për shkak të faktit se jetoj bashkë me gjembat, pse ta mërzis vetveten? Unë që e fitova aftësinë e buzëqeshjes për shkak të durimit të bashkëjetesës me ata gjemba të prapë, fitova nëpërmjet tyre edhe mundësinë që t’i fal botës hijeshi dhe aromë...”
< Shkruarë nga : Bujamin Salija > | |
|