SHËRIMI I SHPIRTIT TREGIM
Një njeri shkon te Ibrahim ibn Ed-hemi, i cili ishte mjek i zemrave dhe i thotë: “Unë po e teproj me veten time, më trego si të shërohem. Ibrahimi i thotë: Nëse i përvetëson katër cilësi, nuk do të jesh mëkatar i madh. Njeriu, i cili kishte nevojë për këshilla tha: “Më këshillo cilat janë, o Ibrahim. I Thotë: “Nëse dëshiron për të mos e dëgjuar (respektuar) Allahun, atëherë mos ha prej furnizimeve të Tij”. Ai njeriu u habit dhe tha me hamendje: “Po çka po thua kështu o Ibrahim, po të gjitha furnizimet janë prej Allahut!? – “Pasi që është ashtu e ti po e di, atëherë nuk është e drejtë ta shijosh furnizimin e Tij e të mos e dëgjosh, pra të mëkatosh?!” - (Ai përgjigjet) Jo.
- O Ibrahim a më jep këshillën e dytë?
Ibrahimi i thotë: “Nëse nuk dëshiron ta dëgjosh Allahun, mos jeto në vendbanimin e Tij”. Ai njeriu u habit më shumë se herën e parë, e tha: Çka po thua kështu o Ibrahim?! Të gjitha vendbanimet janë të Allahut. Ai i thotë: “Pasi që është ashtu, e ti po e di, - a është e drejtë edhe të jetosh në vendbanimit e Tij edhe të mos e dëgjosh, pra mos të mos mëkatosh?!”. - Jo.
- O Ibrahim më jep këshillën e tretë:
Ibrahimi i thotë: Nëse dëshiron të bësh mëkat, shko në ndonjë vend ku nuk të sheh askush.
- Po si po thua kështu o Ibrahim?! Po Allahu i di të gjitha të fshehtat (e sheh të fshehtën e të hapurën), e dëgjon të ecurit e buburrecit në mes të shkretëtirës, në errësirën më të thellë të natës!
Ibrahimi i thotë: “Pasi që është ashtu, atëherë pse bën mëkat?” Ai thotë: “Nuk do të bëj”.
- O Ibrahim më jep këshillën e katërt:
Ibrahimi i thotë: “Kur të vijë meleku i vdekjes për të ta marrë shpirtin thuaj: “Më jep edhe më afat”.
Njeriu i thotë: “Po çka po thua kështu o Ibrahim, kurse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe kur ti vjen (njeriut) çasti i vdekjes, nuk mund ta shtyjë fare, e as nuk mund ta shpejtojë farë”. Atëherë i thotë: “Pasi puna është ashtu, atëherë si shpreson për të shpëtuar?!”. Thotë: “Po”.
- Më jep këshillën e pestë, o Ibrahim .
Ibrahimi i thotë: “Kur të vijnë melekët e xhehenemit të quajtur Zebanije, për të të marrë dhe për të të dërguar në xhehenem, ti mos shko”. Deri sa njeriu dëgjoi këtë të fundit filloi të qajë dhe t’i thotë: “Mjaftë më o Ibrahim, unë kërkoj falje prej Allahut dhe pendohem te Ai, dhe do ta adhuroj deri ne vdekje”.