Njëherë një mësues i mori nxënësit e vet dhe bashkë me to shkuan në bregun e një lumi për të shijuar bukurinë e Zotit të Madhërishëm… Aty pranë rastisën një familje pjesëtarët e së cilës po ziheshin dhe i bërtisnin
njëri-tjetrit…
Mësuesi i pyeti nxënësit: “Si mendoni përse njerëzit i bërtasin shumë njëri-tjetrit kur janë të zemëruar a?”;
“Hmm… Bërtasim, sepse humbasim qetësinë tonë! ” – u përgjigjën nxënësit.
“Mirë, por pse atëherë bërtisni me atë të cilin diskutoni kur e keni
afër, pranë jush? Kur mund t’i flisni në mënyrë më të qetë dhe të butë?” -sërish pyeti mësuesi.
Nxënësit filluan të japin përgjigje nga më të ndryshmet, por mësuesi nuk ishte i kënaqur me përgjigjet e tyre, ndaj u tha:
“Kur dy njerëz zemërohen me njëri-tjetrin, atëherë zemrat e tyre largohen tepër nga to… Për të mbushur këtë distancë, duhet të bërtasin me qëllim që të dëgjojnë njëri tjetrin. Sa më shumë që hidhërohen atëherë edhe më tepër duhet të bërtasin për t’u dëgjuar!!
“Po, vallë çfarë ndodhë kur njerëzit duhen?! Atëherë nuk i bërtasin njëri-tjetrit, por flasin me butësi, për shkak se zemrat e tyre janë shumë pranë (afër). Sa më shumë që shtohet dashuria e tyre, ata fillojnë të pëshpëritin sa që gjithnjë e më tepër afrohen mes veti. Në fund, ata ndalojnë së foluri, mjafton vetëm shikimi i tyre!”
Përktheu:
A. Dauti