Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ndryshimet në botën arabe: A e ka radhën Libia? Tue 8 Feb 2011 - 8:42 | |
| Dyshimet amerikane që u zbuluan dhe të cilat u botuan në WikiLeaks, zbulojnë tiraninë dhe korrupsionin që mbretëron në familjen e presidentit libian, Muammar Gadafi, ndërsa shtetin e tregojnë si vend me një administratë më të shëmtuar se Egjipti dhe Tunizia. Në dokumentet e dorëzuara thuhet se lakmia familjare, rivaliteti dhe sjelljet e shëmtuara kanë komplikuar përpjekjet e Britanisë dhe Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve me Libinë, pasi që ajo hoqi dorë nga armatimi nuklearë dhe dënoi terrorizmin.
Fëmijët e Gadafit harxhojnë pa masë paratë e shtetit që fitohen nga nafta dhe terrorizojnë gjithçka rreth vetes, çka shton edhe më tej zemërimin e popullit libianë, zbulojnë informacionet ende të pabotuara, dhe se regjimi i tyre autoritarë do të jetë në radhë për t’u rrëzuar në rajonin arab.
Sunday Times njofton për arrestimin në Zvicër të djalit të Gadafit, Hanibalin, për shkak të abuzimit me anëtarët e shërbimit shtëpiak, kurse, si përgjigje e qeverisë libaneze, ishte se do të tërheq miliona dollarë nga bankat zvicerane dhe do të ndalojë transportin e naftës. Skandali u qetësua me intervenimin e vajzës së Gadafit Aisha Al-Gadafi në Zvicër.
Derisa Hanibali udhëheq me kompanitë më të mëdha të naftës dhe transportit detarë, pasardhësit potencial të Gadafit në qeveri janë dy djemtë e tij më të vjetër, Mutasimi dhe Saif Al-Islam, të njohur sipas rivalitetit të ashpër dhe sjelljes së paparashikuar; raporti mes tyre preokupon qeveritë e huaja, shkruan Sunday Times.
(Breziiri) | |
|