Gaddafi largohet nga Libia në drejtim të Venezuelës
Lideri i Libisë, Muammar Gaddafi e ka lënë vendin dhe është nisur për Venezuelë, ka deklaruar sekretari britanik për punë të Jashtme, William Hague.
Pas takimit urgjent të shefave të diplomacisë së BE-së në Bruksel për situatën në Libi, ministri britanik i pyetur nëse Britania ose ndonjë shtet tjetër e di se ku është Gaddafi, ai thotë se informatat që ka pranuar “tregojnë se ai është në rrugë për Venezuelë”.
Zyrtarët britanikë thonë se Hague nuk ka aluduar në këtë rast në raporte të mediave, por në kanale tjera të burimeve.
Mediet kanë shkruar se ai me dy djemtë e tij është nisur për në Itali, përderisa “Daily Telegraph”, thotë se ai ka ikur në Algjeri. Kryengritësit libianë kanë deklaruar se dje në bashkëpunim me NATO-n ka nisur sulmin në Tripoli.