Më kujtohet një herë që gjatë Haxhit, një nga haxhilerët humbi nënën gjatë Tavafit.Duke qenë se e ëma ishte e moshuar dhe turma e njerëzve ishte e madhe,ai e humbi nënën nga sytë.
Përveç moshës së shtyrë, ajo vuante nga tensioni i gjakut dhe sheqeri.
Djali i saj erdhi tek ne duke qarë dhe duke na thënë se e kishte kërkuar në çdo qoshe.Ne i thamë:”Shko tek pusi i zemzemit, pij ujë dhe kërkoje atje!”
Ai na tha:”Unë ju them që kam humbur nënën, kurse ju më thoni të shkoj të pij ujë zemzemi!”
Unë i thashë:”Po.A nuk thotë Profeti a.s:”
Uji i Zemzemit, është i dobishëm për çfarëdo qëllimi që të pihet”
Çfarëdo t’i kërkosh Zotit ndërkohë që pin ujë zemzemi,Ai do të ta japë.
Nëse i kërkon që të gjesh nënën, të jesh i bindur që do ta gjesh.”
Me këto fjalë, ai u nis për tek pusi i zemzemit dhe duke pirë ujë u lut: ”O Zot më bashko me nënën pranë Qabes!”
Vetë ai tregon:”Pas kësaj shkova pranë Qabes pikërisht tek vendi ku e kisha humbur nga sytë nënën, duke vajtur tek kodra Safa.
Atje u ula duke pritur. Pa kaluar disa minuta, u befasova kur pashë nënën para meje. E morra dhe u ktheva tek shokët e tjerë.”
Pasi erdhi tek ne, na tha:
”Për Zotin nuk më kishte vajtur në mendje që uji i zemzemit të ketë një efekt të tillë!”
Unë i thashë:
”Po o vëlla!Ne duhet të mësohemi që çdo hall dhe problem,ta zgjidhim me besim.”
Mundësoi dhe Përpunoi:Bujamin Salija
Es selamu alejkum
_______________________________________________________________________
Na mëson dhe edukon me frymën që problemet dhe hallet tona t’i zgjidhim me besim dhe përkushtim në Zotin e madhëruar.
Ai na mëson që fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm t’i edukojmë me frymën e besimit.
Ai na mëson që edhe problemet madhore dhe shtetërore,t’i administrojmë me besim. Vetëm me besim ne do të kemi sukses dhe do të triumfojmë.