Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| | Do te falenderoj Zotin me bindje e adhurim Duke renditur si gjerdan te vetmin besim. | |
Eshte obligim qe te fillohet me falenderim Allahun, duke iu permbajtur urdherit te Profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] i cili thote: "çdo çeshtje me interes, nese nuk fillon me falenderimin e Allahut, ajo eshte e pavlefshme." Permblodhi Ebu Davudi dhe Iben Maxhe. Realiteti i falenderimit eshte: lavderim me fjale te bukura e te zgjedhura, ne shenje madherimi.
Bindje: do te thote nenshtrim, por meqense nenshtrimi munde te vije edhe si rezultat i frikes, atehere e ka pasur edhe me fjalen "adhurim", sepse adhurimi eshte bindja me kulmin e peruleshmerise dhe te dashurise, eshte nje term permbledhes i çdo gjeje, te cilen e do dhe kenaqet Allahu me te, qoft ajo fjale apo veper e dukshme apo e padukshme. Fjalet qe kemi shkruajtur ne titul te temes" Duke renditur si gjerdan" ka kuptimin e thurjes se diçka tjeter. Fjala "el ikda" sipas fjalorit do te thote gjerdan, keshtu qe ne krahesuam thurjen e kesaj poeme me vendosjen dhe sistemimin e rruzave ne gjerdan. Fjala "akide" e perkthyer "besim", rrjedh nga fjala "nyje" e cila eshte lidhje e diçkaje, keshtu, besimimtari ka lidhur zemren me besimin e tij.
Mundesoi Zudi Fejzuli | |
|