Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ushtria e Egjiptit: Me ndihmën e Allahut do ia dalim Sat 12 Feb 2011 - 10:06 | |
| Përmes televizionit shtetëror, popullit të Egjiptit, i është drejtuar edhe udhëqësia më e lartë e ushtrisë. Me këtë rast ju sjellim pjesët më interesante të deklaratës: “Husni Mubarak vendosi që të jep dorëheqje nga pozita si president i republikës dhe se administrimin e vendit ia besoi Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura të Egjiptit…” “Ne jemi të vetëdijshëm për detyrën e madhe që gjendet përpara nesh, si dhe ndaj kërkesës së popullit tonë për ndryshime radikale…” “Këshilli i lartë i ka marr në shqyrtim çështjet, dhe, me ndihmën e Allahut, shpresojmë se do t’ia dalim që ta plotësojmë atë që pret populli ynë i madh…”
“Këshilli, së shpejti, do të del për t’ju njoftuar për hapat konkretë, të cilët do të duhet të implementohen. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk ka mënyrë tjetër për të ecur përpara, pos plotësimit të kërkesave legjitime të popullit… Këshilli i Lartë e falënderon presidentin Mubarak, për tërë atë që ka bërë deri më tani, qoftë në luftë apo paqe, dhe e përshëndet vendimin e tij, me cilin ngriti interesin e shtetit në rend të parë…” “Këshilli, gjithashtu, shpreh nderimet ndaj shehidëve, të cilët dhanë jetët e tyre në luftën për liri të vendit të tyre…”
(Breziiri)
| |
|