Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Davutoglu përshëndet dorëheqjen e Mobarakut Sun 13 Feb 2011 - 9:35 | |
| Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, dorëheqjen e Presidentit të Egjiptit, Husni Mubarak, e vlerësoi me këto fjalë: “Shpresojmë që të dalë në dritë një sistem që u përgjigjet kërkesave të popullit egjiptian.”
Në deklaratën që bëri nga Gjeorgjia lidhur me temën në fjalë, Ahmet Davutollu theksoi se ky zhvillim, i cili uron të jetë në të mirën e popullit të Egjiptit, është shumë i rëndësishëm për të siguruar, nëpërmjet strukturave politike të bazuara në ligjshmërinë e fuqishme të popullit, stabilitetin, qetësinë dhe klimën paqësore të shumëpritur. “Situata e përjetuar, në vend të atij negativ që gjithmonë i druhemi, uroj të sjellë me vete efektin pozitiv domino”, u shpreh Ahmet Davutoglu. /TRT/ | |
|