Video-ALSAT M përshëndet gatishmërinë e BFI-së për debat. Ju presim në "Rruga drejt ..." të enjten në ora 20.45
Një ditë pasiqë ALSAT M I bëri ftesë zyrtare BFI-së për debat publik televiziv në të cilin do të diskutohej mbi temën që ngriti ky television rreth marrjes së huasë nga Shparkase Bank, gjë të cilën e konfirmuan edhe vetë ata. Sot BFI është kundërpërgjigjur me ftesë të ngjashme drejtuar TV ALSAT M.
Ata në letrën e tyre shkruajnë:
"BFI e RM-së, i bënë ftesë publike zyrtarëve të Alsat-M, për debat në të cilin do të diskutoheshin, të gjitha temat që i ka hapur Alsat-M, që nga viti 2008 e këndej por të cilat asnjëherë nuk i ka mbyllur. Siç që janë:
- Proceset gjyqësore që BFI-së kishte kundër Alsat-M për të cilat BFI-ja në vazhdimësi pret që Alsat-M të laj borxhin që ka ndaj opinionit;
- Censurën që i bën Alsat-M , BFI-së me vite të tëra;
- Huazimi që Myftinia e BFI-së në Shkup morri nga Shparkase Bank.
BFI-ja është e gatshme që të debatojnë për këto tema në çdo medium në Maqedoni por edhe në mediumin tuaj, në cilën do ditë që ju dëshironi, por me një kusht që debati të jetë i drejtpërdrejtë (live).
Heshtja , mospranimi i debatit për këto çështje apo mosdhënia e mundësisë për drejt informuar opinionin, për BFI-në është PËRGJIGJE e mjaftueshme.
Mbarë opinionit i kemi bërë me dije se bashkëpunimi i institucionit BFI me mediumet elektronike dhe të shkruara bazohet në parimin "respekto që të respektohesh".