Ushtria
e Egjiptit ka hapur për trafik rrugën në sheshin Tahrir të Kajros,
duke shpërndarë protestuesit e mbetur, në përpjekje për të kthyer
normalitetin pas 18 ditësh protesta.
Këto të fundit detyruan ish-presidentin Hosni Mubarak të largohet nga pushteti pas 30 vitesh.
Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura, i cili ka marrë drejtimin e
vendit, do të takohet sot për të diskutuar situatën politike në vend.
Udhëheqësia ushtarake nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për
tranzicionin, por ka thënë se do të angazhohet për sundimin civil dhe
demokratik.