Kompleksi Mbreti Fahd për
shtypjen e Kur'anit të Shenjtë ka shpërndarë më shumë se 250 milionë kopje të Kur'anit, përkthime dhe libra tjerë fetarë deri në janar të këtij viti, që nga themelimi i tij 27 vjet më parë, thuhet në raportin e publikuar të enjten
Mbreti Fahd në Medinë, në shkurt të vitit 1985, ka hapur kompleksin për shtypjen e Kur'anit me qëllim të ruajtjes, shtypjes dhe shpërndarjes së shkrimeve të shenjta në të gjithë botën.
Kompleksi ka një kapacitet vjetor të prodhimit prej më shumë se 10 milion kopje.
Botimet e tij përfshirë Mushafet komplete, pjesë të Kur’anit, regjistrime audio, përkthime dhe libra rreth sunnetit dhe biografisë së Pejgamberit (s.a.v.s.).
Në raport thuhet se kompleksi ka shpërndarë 224. 630 kopje dhe përkthime të Kur'anit në 21 gjuhë gjatë muajit Sefer, bënë të ditur agjencia gazetareske e Arabisë Saudite.
"Kompleksi ka bërë shpërndarjen e 174. 224 kopje të tekstit të plotë të Kur’anit dhe 9. 760 kopje të pjesëve të tekstit, 2. 570 kopje të audio regjistrimeve, 30. 960 përkthimet në gjuhë tjera dhe 7. 116 kopje të librave të ndryshme fetare, gjatë dy muajve të parë të viti të ri hixhri", thuhet në raport.