Turqia tashmë është një nga vendet më të populluara në Evropë, duke tejkaluar 75 milion banorë.
Sipas raportit të lëshuar nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat), popullsia e Turqisë ishte 75.627.384 në fund të vitit 2012. Studimi u krye nëpërmjet Databazës Kombëtare. Të dhënat treguan se në vitin 2012, popullsia është rritur për 1.5 milion banorë më shumë se në vitin 2011. Meshkujt përbëjnë 50.2 për qind të popullsisë së përgjithshme të Turqisë, ndërsa 49.8 për qind janë femra. Sipas rezultateve, 77,3 për qind e popullsisë jetojnë në zonat urbane, dhe krahinore, ndërsa pjesa tjetër në qytete të mëdha.
Lajme të mira për Turqinë ka edhe nga aspekti ekonomik, ku GDP-ja e saj shënon ngritje për çdo vit.
Qysh kur Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit është në pushtet (nga vitit 2003), vendi ka ndryshuar për të mirë në sferën e të drejtave të njeriut, zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
/mesazhi/