Kryeministri
turk Rexhep Taip Erdogan është i pari dhe vetmi lider musliman që
qëndroi në anën e popullit arab. Ai u bëri thirrje të gjithë liderëve
arab që të mos frikohen nga liria, zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe
të respektojnë dëshirën e popujve të tyre.
Një mesazh të veçantë lideri turk i dërgoi tanimë ish presidentit
egjiptian të cilën e këshilloi në mënyrë të qartë islame dhe i bëri
thirrje të dëgjoj zërin e popullit dhe të largohet.
“I nderuari Mobarak, pranoni paralajmërimet dhe këshillat e mia
të sinqerta. Të gjithë ne , pas vdekjes do të pyetemi se çfarë kemi lënë
pas veti. Si musliman të gjithë ne në fund mbulohemi me dhe në varr.
Dëgjo zërin e popullit tënd, mos kundërshto atë, mundëso ndryshim”, thuhet në mesazhin e liderit turk drejtuar diktatorit tanimë të përmbysur egjiptian.
Kryeministri turk me këtë edhe njëherë tregoi madhështinë e tij
njerëzore dhe politike. Pa marrë parasysh se është i vetmi në këtë, ai
insiston në një politikë e cila u përkushtohet interesave të muslimanëve
në të gjithë botën.
(Breziiri)