Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| Titulli: Kur qëllimi (nijeti) ndryshon...!!! Tue 1 Mar 2011 - 20:43 | |
| Kur qëllimi(nijeti) ndryshon. Xhinët, shejtanët, s’kanë forcë e sundim ndaj robërve të mirë, të përulur të All-llahut, sepse Zoti i Madhërishëm atë e thotë në mënyrë decide në Kur’an:
Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).(Suretu-Isra 65) (Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!”(Suretul-Hixhr 39) Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.(Suretul-Hixhr 40 Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.(Suretul-Hixhr 42).
IbënXhevzi e cekë transmetimin nga Hasan Basriu, prej të cilit kuptohet se njeriu mund ta fitojë (mposhtë) shejtanin, nëqoftëse punon në emër të All-llahut xh.sh., dhe e kundërta,shejtani i mposhtë (fiton) atë, nëqoftëse punët nuk i bën në emër të Lartmadhërishmit:
“Ka qenë një dru që idhujtarët e kanë adhuruar në vend të All-llahut xh.sh.. Një njeri u hidhërua dhe e dha fjalën në emërtë Zotit se do ta prejë atë. Kur u nis për ta realizuar premtimin, e takoi shejtani në formë të njeriut dhe e pyeti: -Çka dëshiron? -Dëshiroj ta pres drurin që adhurohet në vend të All-llahut. - Po qe se ti nuk e adhuron, atëherë pse të pengon nëse atë e bën dikush tjetër? - Unë atë, prapseprap, do ta pres gjithsesi! Shejtani i propozoi atij: - A dëshiron diçka më të mirë se kjo? Mos e prej drurin, çdo mëngjes do të keshë prej meje nga dy florinj te jastuku. - Prej nga këto? - Do t’i jap unë.
Aiu kthye në shtëpi e, me të vërtetë, të nesërmen i gjeti te jastuku dy florinj. Megjithatë, ditën tjetër nuk gjeti asgjë. U hidhërua sërish dhe u nis për ta prerë drurin. Shejtani iu shfaq sërish në fotografinë (pamjen) e njohur, duke e pyetur: - Çka dëshiron? - Dëshiroj ta pres drurin që adhurohet në vend të All-llahut. - Gënjen! Nuk mund ta bësh të këtë.
Ai u nis për ta realizuar qëllimin e vet por, shejtani e kapi dhe e rrëzoi përtoke dhe filloi ta shtrengojë për fyti sa gati nuk ia nxorri shpirtin e pastaj i tha: - Unë jam shejtani! Herën e parë kur u nise, ishe i zemëruar në emër të All-llahut dhe unë nuk kam mundur të të pengoj. Të mashtrova me dy florinj dhe ti e ndryshove qëllimin. Kur erdhe herën e dytë, zemërimi ishte në emër të dy florinjve, ndaj dhe munda të të mposhti.”
U frikësohen disa robërve të All-llahut dhe ikin prej tyre për të mos u takuar, siç përmendet në më shumë versione se Pejgamberi a.s. i ka thënë Omer b. Hattabit: “Pasha atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, - shejtani nuk takohet me ty në rrugë e të mos e ndërrojë drejtimin. O Omer, shejtani të frikësohet! Vërtet, kam parë njerëz e xhinë, shejtanë se ikin nga Omeri”. Për forumi Islamieshtedrit.com Përg: Uzeir Ibrahimi. | |
|