BFI futet në labirinthe edhe më të thella sa I përket storjes të cilëne publikoi ALSAT M se ky institucion ka marë kredi apa huazimin nga Shparkase Bank e për të cilën gjë ka lënë nën hipotek vakëfe të saj. Sot në web faqen e saj BFI ka ndryshuar deklaratën të cilën e publikoi dy ditë më parë e në të cilën thuhej se “ Borxhin për të cilin flet Alsat M nga Shparkase Bank është hua të cilën e ka marë Myftenia e BFI-së në Shkup dhe për të njejtën nuk paguan kamatë “….
Tani në po të njejtën deklaratë e ka ndryshuar pikërishtë vetëm këtë pasus dhe tani në të thuhet : “ Huazimi për të cilin flet Alsat M nga Shparkase Bank është prodhim I bankës të cilin Myftenia e BFI-së Shkup e ka marë për shfrytëzim si blerje e kërkesave afat shkurta me një normë të vetme të skontimit “.
Kë munduhet të mashtroj dhe cka dëshiron të fsheh me këto veprime BFI mbetet enigma pasiqë zyrtarë të saj vazhdojnë të heshtin dhe nuk japin kurfarë sqarimesh.
Edhe mëtej nuk japin sqarim se a ka lënë si garanci vakëfe të saj Institucioni më I lartë fetar I muslimanëve në Maqedoni ashtu sic rezulton nga dokumenti I kadastrës të publikuar në Alsat M . Në të shkruan se BFI për borxhin e saj në vlerë prej 652 mijë eurosh si garanci gjegjësishtë hipotekë ka lënë 10 dyqane të saj në Carshinë e vjetër të Shkupit. Përgjigje nga BFI nuk kanë dhënë as grupit të besimtarëve të cilët dje përmes një leter kërkuan përgjigje nga ky institucion se cila është e vërteta e borxhit të marë nga Shparkase Bank.
Në kërkesën e nënshkruar nga 14 persona, mëtej thuhej se kërkesa e tyre nuk bëhet për të nënvlerësuar institucionin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, por vetëm për të shprehur atë që është duke bërë jehonë negative në popullatën myslimane këtu. Qytetarët e nënshkruar në këtë iniciativë thonë se nëse BFI-ja nuk do të përgjigjet publikisht për këto informacione, atëherë do të ndërmarrin iniciativa të tjera.
Shkëlzen Aqifi